Analiza Postuar më 22 Janar 2025, 11:24

Viti 2024 “dobësoi” tregtinë e jashtme/ Eksportet jo vetëm vlejnë më pak, por edhe peshojnë më pak

Nga Scan TV

Viti 2024 “dobësoi” tregtinë e jashtme/ Eksportet jo

Shifrat e tregtisë së jashtme kanë vijuar të jenë të prekura nga dinamikat e kursit të këmbimit përgjatë gjithë vitit 2024. Më herët “Scan Intel” analizoi ndikimin që patën grupet kryesore dhe ndryshimin vjetor për secilin në vlerë. Rënia vjetore e eksporteve u dominua kryesisht nga ndikimi negativ që patën lëndët djegëse dhe tekstilet.

Kjo rënie është kryesisht rezultat i zhvlerësimit të euros, që ka ulur të ardhurat e eksportuesve shqiptarë kur konvertohen në lekë. Kjo ka bërë që eksportuesit të marrin më pak për të njëjtën sasi produktesh të eksportuara, duke ulur kështu fitimet dhe duke rritur presionin mbi sektorin e tekstileve dhe këpucëve.

Për të parë më mirë këtë ndikim, këtë herë “Scan Intel” i ka analizuar shifrat në volum, pra në sasi, për t’i “zhveshur” në një farë mënyre nga efekti i euros. Nëse shohim të dhënat, rezulton se eksportet në volum për vitin 2024, krahasuar me një vit më parë kanë rënë me 3.5%. Po të analizojmë grupet kryesore, rënien më të lartë të eksporteve në sasi e patën artikujt prejt lëkure dhe tekstilet e këpucët, me 24.4% dhe 10.5%. Sipas të dhënave, me rënie në volum paraqiten të gjitha grupet, përveç produkteve kimike dhe ushqimeve.

Por si paraqiten të dhënat në peshë sa i përket ndryshimit vjetor të importit për grupet kryesore?

Shifrat flasin për një situatë ndryshe sa i përket importit në sasi. Në total importet në volum janë rritur me 13.6% në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë. Të gjitha grupet, me përjashtim te artikujve prej lëkure, paraqiten me rritje. Rritjen më të madhe të importit në peshë e regjistrojnë makineritë dhe pjesët e këmbimit me 19.9%, pasuar nga mineralet dhe lëndët djegëse me 18.4%.

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë duke humbur pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat