Viti 2024, 11.7 milionë të huaj zgjodhën Shqipërinë / Turizmi u zhvillua gjatë gjithë vitit, surprizon muaji shkurt
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi rekord në numrin e të huajve që vizituan vendin, me 11.7 milionë turistë të huaj që e zgjodhën Shqipërinë si destinacionin e tyre. Kjo shënoi një rritje prej 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Ndryshe nga perceptimi tradicional se sezoni veror tërheq numrin më të madh të vizitorëve, të dhënat tregojnë se turizmi në Shqipëri është zhvilluar gjatë gjithë muajve të vitit. Gjashtëmujori i parë i vitit 2024 shërbeu si një tregues i qartë për një sezon të suksesshëm turistik në muajt në vijim. Analiza mujore lidhur me hyrjet e të huajve në Shqipëri tregon se turizmi ka qenë i qëndrueshëm në të gjitha stinët, por disa muaj spikasin me rritje të jashtëzakonshme. Konkretisht muaji shkurt 2024 regjistroi një rritje prej 55.4% krahasuar me shkurtin 2023. Kjo rritje është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh që ky muaj dimëror zakonisht konsiderohet jashtë sezonit të pikut. Më pas ndjekin muajt mars, prill dhe maj me një rritje që varion nga 29% në 47%. Nga ana tjetër, muaji gusht vazhdon të jetë kulmi i sezonit turistik, me 2.1 milionë hyrje ose 7.2% krahasuar me gushtin 2023.
Ndërsa, në dhjetor rezultojnë të kenë vizituar Shqipërinë rreth që kanë hyrë në 655 mijë të huaj. 97 % e hyrjeve të shtetasve të huaj janë nga rajoni i Europës. Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar , në 97 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërmit etj.
Në një analizë më të detajuar të hyrjeve të shtetasve të huaj sipas shteteve të origjinës rezulton se gjatë 12-mujorit të vitit 2024, vendet fqinje kanë qenë burimi kryesor i turistëve në Shqipëri. Kosova qëndron bindshëm në krye të listës, me 4,4mln hyrje. Më pas renditet Italia, me 1,2 mln vizitorë, dhe Maqedonia e Veriut, me 899 mijë. Mali i Zi dhe Greqia, janë shtete që kanë kontribuar ndjeshëm në fluksin turistik. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm turistësh ka ardhur edhe nga vende më të largëta, duke përfshirë Gjermaninë Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe Francën.
Sondazh

Paqja përmes naftës: Trump pretendon se lufta në Ukrainë mund të përfundojë nëse çmimi i naftës ulet!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar se lufta në Ukrainë mund t'i jepet fund nga rënia e çmimit të naftës. Duke folur përmes videolidhjes në......

360 fermerë do të financohen nga skema e investimeve - Shtyhet afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikimet e përzgjedhura
Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 ka përfunduar më 8 nëntor 2024. Aktualisht, Agjencia për Zhvillimin bujqësor dhe......

“Energjia bërthamore do të rikthehet në 2027” - Italia përgatit planin për dekarbonizimin e industrisë
Italia synon të finalizojë deri në fund të vitit 2027 një plan që lejon përdorimin e energjisë bërthamore, pasi u ndalua pothuajse 40 vjet më parë, tha......

Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Volumet në ALPEX arritën në 1.25 mln mWh. Çmimi mesatar, 112 euro/mWh
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë nga shkurti i vitit 2024 rriti volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike,......

Sa kushtojnë rrjetat antibreshër? - Deri në 3500 euro/dynymi. Kostot aktuale për serat bujqësore
Thuajse çdo vit, për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, reshjeve të dendura të shiut, breshërit apo dëborës, tonelata me prodhime të fermerëve......

Gentian Sala në krye të AKEP? - Këshilli i Ministrave dërgon propozimin për miratim në Kuvend
Së shpejti Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) do të ketë drejtues të ri. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit kandidaturën e Gentian Sala,......

Eksportet bujqësore, 21% rritje në 2024 - Prodhimet shqiptare fitojnë terren në tregjet e huaja
Rritja e eksporteve të produkteve “Made in Albania” përgjatë vitit 2024, tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në......

Pasuria e miliarderëve u rrit me 2 tln USD në 2024 - Shkalla e rritjes ishte 3 herë më e shpejtë se një vit më parë
Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë në 2024, tre herë më shpejt se një vit më parë, duke arritur në 5.7 miliardë dollarë në ditë,......