Vetë mjaftueshmëria ushqimore, ku renditet Shqipëria? Vendi mbulon 4 nga 7 kategori. Zë vendin e dytë në rajon

Siguria ushqimore dhe prodhimi vendas mbeten elementë kyç për garantimin e nevojave bazë të popullsisë. Sipas një studimi të publikuar nga revista shkencore Nature Food, rezultatet tregojnë një realitet surprizues global, vetëm një shtet në botë është në gjendje të përmbushë të gjitha nevojat ushqimore të tij pa u mbështetur te importet.
Studimi analizon kategoritë kryesore ushqimore, si frutat, perimet, bulmeti, mishi, peshku dhe bishtajoret, duke dhënë një panoramë të qartë mbi nivelin e vetëjaftueshmërisë ushqimore në vende të ndryshme. Edhe ekonomitë më të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kina, rezultojnë të varura nga importet për të paktën një nga këto kategori.
Po ku qëndron Shqipëria në këtë renditje? Të dhënat tregojnë se vendi ynë klasifikohet në një nivel mesatar, duke arritur të sigurojë vetëm 4 nga 7 kategoritë ushqimore përmes prodhimit vendas. Në rajon, Serbia paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të vetë mjaftueshmërisë ushqimore, ndërsa Bosnje & Hercegovina dhe Shqipëria ndajnë vendin e dytë. Në fund të listës rajonale renditen Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me performancë më të ulët në këtë drejtim.
Në nivel global, Guajana është i vetmi shtet që arrin të prodhojë mjaftueshëm nga të shtatë grupet kryesore ushqimore për të përmbushur kërkesën e brendshme. Madje, ky vend tejkalon nevojat në disa kategori, si produktet me bazë niseshteje dhe frutat, duke u bërë një rast unik në botë.
Afër këtij niveli renditen Vietnami dhe Kina, të cilat mbulojnë 6 nga 7 kategoritë, por hasin vështirësi në prodhimin e qumështit. Edhe vendet më të zhvilluara nuk janë plotësisht të pavarura ushqimorisht. Për shembull, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara sigurojnë vetëm 4 kategori, duke mbetur të varura nga importet për fruta dhe perime.
Një tjetër sfidë globale mbetet prodhimi i peshkut. Sipas të dhënave të Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, rreth 91% e akuakulturës prodhohet në Azi, duke bërë që shumë vende të varen nga importet për produktet e detit, edhe kur kanë kapacitete për prodhime të tjera ushqimore.
Ky realitet lidhet ngushtë me faktorë si klima dhe gjeografia. Vendet veriore, për shkak të sezoneve më të shkurtra të prodhimit, e kanë më të vështirë të sigurojnë produkte të freskëta gjatë gjithë vitit. Për rrjedhojë, edhe sistemet më të avancuara bujqësore nuk arrijnë të garantojnë plotësisht një dietë të balancuar vetëm nga prodhimi vendas.

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse ka humbur pikë përgjatë kësaj periudhe e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me javën e......
Fitorja dërrmuese e opozitës hungareze - Paralajmërohen reforma dhe shkrirje të marrëdhënieve me BE-në
Fitorja dërrmuese e Peter Magyar në zgjedhjet hungareze të së dielës i ka dhënë partisë së tij të qendrës së djathtë Tisza një mandat gjithëpërfshirës për të......
Pritet bllokimi amerikan i Hormuzit - Reagojnë tregjet, me naftën që kalon 100 USD/fuçi
Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa Marina Amerikane u përgatit të bllokonte anijet për në dhe nga Irani nëpërmjet Ngushticës......
Orban mposhtet nga opozita e qendrës së djathtë - Peter Magyar fiton mbi 2/3 e vendeve në parlament
Udhëheqësi veteran nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, humbi pushtetin ndaj partisë së re të qendrës së djathtë Tisza në zgjedhjet kombëtare të së dielës......
Britanikët i drejtohen energjisë së gjelbër - Kërkojnë të shmangin shtrenjtimin e faturave
Familjet britanike po i drejtohen investimeve në energji të gjelbër në shtëpi në numër rekord, në përpjekje për të mbajtur faturat e ulëta, ndërsa kriza e......
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë - Rama: Hapësirë shqiptare përtej kufijve
Kryeministri Edi Rama në Pokastin FLASIM, është ndalur edhe te Samiti i Diasporës që do të nisë në Tiranë në datën 13 Prill. Kreu i qeverisë tha se ky takim,......
16,6 mld euro investimet e huaja - Rama: Qëndrueshmëri rritjeje
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritut në 16.6 miliardë euro. Në 5 vitet e fundit vendi ka tërhequr më shumë investime në raport me ekonominë sesa......
''Skema e rritjes së përvitshme të pensioneve''/ Rama: Edhe fond individual shtesë
Kryeministri Rama ka deklaruar sot se është vendosur një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve dhe se po përgatitet edhe një kolonë e re mbështetëse......


