Veshjet dhe mineralet “amortizojnë” deficitin tregtar/ “Anatomia” e tregtisë së jashtme. Nga veshjet, te energjia. Ku fitojmë dhe ku humbasim

Struktura e tregtisë së jashtme gjatë vitit 2025, e analizuar sipas kapitujve, tregon një pabarazi të theksuar mes importeve dhe eksporteve, me një numër të kufizuar kapitujsh që gjenerojnë suficit tregtar dhe një pjesë dërrmuese që regjistrojnë deficit, shpesh në nivele shumë të larta.
Në tërësi, suficiti është i përqendruar në disa kapituj specifikë, kryesisht në sektorë me avantazh prodhues ose përpunues, ndërsa deficitët më të mëdhenj lidhen me energjinë, makineritë, mjetet e transportit dhe ushqimet bazë.
Një nga kapitujt me performancën më të mirë është ai i zarzavateve të ngrënshme dhe rrënjëve përkatëse, i cili shënon një suficit prej rreth 9.8 miliardë lekësh. Ky kapitull konfirmon rolin e rëndësishëm të bujqësisë në eksportet shqiptare, veçanërisht drejt tregjeve rajonale dhe atyre të BE-së.
Po ashtu, farat vajore, bimët industriale dhe ushqimi për kafshët gjenerojnë një suficit të konsiderueshëm, mbi 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore me vlerë më të shtuar.
Në industrinë ushqimore, një bilanc pozitiv vërehet edhe te ushqimet e përgatitura prej mishi, peshku dhe molusqeve, me një suficit rreth 1 miliard lekë.
Një tjetër grup me suficit të lartë janë xeherorët, zgjyrat dhe hiri, si dhe kripërat, sulfuret, oksidet, gëlqerja dhe çimentoja. Këta kapituj mbeten të lidhur ngushtë me eksportet e lëndëve të para dhe të materialeve ndërtimore.
Në sektorin e veshjeve, performanca është dukshëm pozitive. Veshjet e këmbëve regjistrojnë suficitin më të lartë ndër kapitujt përpunues, mbi 31 miliardë lekë, të ndjekura nga artikujt e veshjes jo të thurura, me rreth 15.6 miliardë lekë suficit, dhe artikujt e veshjes të thurura, me afro 2.8 miliardë lekë. Kjo tregon qartë se industria fason mbetet një nga shtyllat kryesore të eksporteve.
Bilanc pozitiv shfaqet edhe te bakri dhe artikujt prej bakri, plumbi dhe artikujt prej tij, si dhe te avionët dhe anijet e hapësirës, megjithëse këta kapituj kanë peshë më të kufizuar në totalin e tregtisë.
Në anën tjetër, lista e kapitujve me deficit është e gjatë dhe me vlera shumë të larta. Deficiti më i thellë regjistrohet te mjetet e transportit, me mbi 81 miliardë lekë deficit, duke reflektuar varësinë e madhe nga importet e automjeteve dhe mjeteve të tjera të transportit.
Një tjetër kapitull problematik është ai i lëndëve djegëse minerale, vajrave minerale dhe produkteve të distilimit, me një deficit rreth 53 miliardë lekë, që nënvizon varësinë strukturore nga importet e energjisë.
Deficit shumë të lartë shfaqin edhe makineritë dhe pajisjet elektrike, me mbi 44 miliardë lekë, si dhe reaktorët nuklearë, makineritë dhe pajisjet mekanike, me rreth 61 miliardë lekë deficit.
Në sektorin e ushqimeve, deficitet janë të theksuara te pijet, alkoolet dhe uthullat (rreth 17.5 miliardë lekë), drithërat (mbi 10 miliardë lekë), si dhe te përgatitjet prej drithërave, miellit dhe niseshtes, me deficit mbi 10.6 miliardë lekë. Këto shifra tregojnë varësinë e vazhdueshme nga importet e produkteve bazë ushqimore.
Deficit i lartë vihet re gjithashtu në produktet farmaceutike, plastikën dhe artikujt prej saj si dhe në gizën dhe çelikun, me afro 27.5 miliardë lekë deficit.
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke e nisur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë......
Më shumë punëtorë të huaj sezonalë në SHBA - Do të shtohen 65,000 viza për vitin 2026. Cilët janë sektorët që përfitojnë?
Administrata e Presidentit Donald Trump do të shtojë rreth 65,000 viza H-2B për punëtorë sezonalë të huaj deri më 30 shtator, u njoftua në Regjistrin......
Shatërvani i Trevit, nga sot me pagesë - Vlerësohet se mund të gjenerohen 6.5 milionë euro shtesë në vit
Që nga 2 shkurti 2026, kryeqyteti italian ka futur në qarkullim bileta prej 2 euro për turistët që të zbresin shkallët në zonën përreth pellgut të mbushur me......
Papunësia në Gjermani, niveli më i lartë në 12 vjet - Shifra arrin në 3,08 milionë. Në rritje edhe inflacioni
Numri i të papunëve në Gjermani arriti nivelin më të lartë në 12 vjet, duke tejkaluar shifrën 3 milionë, ndërsa inflacioni u zhvendos përsëri mbi objektivin......
ARRSH: Hapet për qarkullim aksi Elbasan–Qafë Thanë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aksi Elbasan–Qafë Thanë është hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve.Policia Rrugore së bashku me Autoritetin Rrugor......
Rrëshqitje masive në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë/ Policia: Qarkullimi i automjeteve është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet
Policia e Shtetit njofton se në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh......
"Të tjera drejtori kadastre do të zhvendosen" - Rama: Rasti i Vlorës u keqkuptua. E ardhmja është një shërbim pa sportele
Pas zhvendosjes së zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë, radha do t'i vijë edhe drejtorive të tjera. Në podkastin e kësaj jave, Kryeministri Edi Rama u......
Themelohet Dhoma e Tregtisë Shqiptaro-Izraelite - Rama: Instrument bashkëpunimi që hap rrugë të reja për të ardhmen
Vizita zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Izrael ka sjellë ndër të tjera edhe themelimin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Izraelite. Sipas Kryeministrit, ky......


