Vendet e “pazakonta” ku shkuan produktet shqiptare/ Hartë e re tregtare: Nga Jordania dhe Uganda, tek Turkmenistani dhe Tunizia

Nëse flasim zakonisht për tregjet tradicionale të eksporteve shqiptare: Itali, Kosovë, Greqi, Gjermani, tabloja e 2025 duket e njohur. Rënie në dy tregjet kryesore si Kosova dhe Itali, rritje modeste në Greqi e Gjermani dhe një zgjerim të fortë drejt Spanjës. Por surprizat e vërteta ndodhin poshtë vijës së zakonshme, aty ku shfaqen emra që zakonisht as nuk renditen ndër partnerë, ndërsa këtë vit kanë bërë kërcime marramendëse.
Një nga shembujt më goditës është Jordania, e cila kaloi nga vetëm 2.8 milion lekë në Janar-Tetor të vitit të kaluar, në mbi 77 milion lekë në 2025, një kërcim i jashtëzakonshëm që zakonisht lidhet me dërgesa të njëhershme të produkteve specifike, si mjetet e transportit. Të njëjtën prirje e ndjek edhe Uganda, me një rritje prej 692%, duke u shndërruar nga një treg thuajse inekzistent në një destinacion ku eksporti shqiptar është shumëfishuar në një vit. Produktet e dërguara në Ugandë janë kryesisht farmaceutike.
Tunizia, El Salvadori dhe Argjentina janë gjithashtu në listën e destinacioneve ku rritjet janë të jashtëzakonshme. Tunizia, për shembull, trefishoi sasinë e importeve nga Shqipëria, ndërsa El Salvadori mori një kërcim prej 227%. Të gjitha këto sinjale flasin për zgjerimin gjithnjë e më të dukshëm të bizneseve shqiptare në tregje ku konkurrenca është e vogël dhe barrierat e hyrjes më të ulëta se në BE.
Një fenomen tjetër interesant është rikthimi nga vlera zero i disa tregjeve të largëta. Turkmenistani, Barbados dhe Zelanda e Re, të cilat nuk kishin asnjë eksport vitin e kaluar, këtë vit shfaqen me shifra të reja, disa prej tyre të konsiderueshme.
Rritje të qëndrueshme, jo rastësore, shihen edhe në disa vende që nuk janë ndër partnerët tradicionalë të Shqipërisë, si Izraeli, Malta, Moldavia, Egjipti dhe Lituania. Në këto tregje, vëllimi i eksportit është rritur me ritme të larta, duke sugjeruar se po krijohen lidhje më të strukturuara.
Nga ana tjetër, disa tregje që vitin e kaluar kishin përthithje të lartë, si Malaizia, Luksemburgu, Uzbekistani apo Gana shënuan rënie drastike, në disa raste mbi 90%.
Të gjitha këto zhvillime flasin për një realitet të ri, eksportet shqiptare nuk janë më të kufizuara në disa tregje të njohura. Kompanitë shqiptare po depërtojnë në tregje të reja, shpesh të vogla, por të leverdishme, duke dëshmuar fleksibilitet. Kjo lëvizje, nëse vazhdon, mund të diversifikojë në mënyrë domethënëse burimet e të ardhurave të ekonomisë dhe të ulë varësinë nga një grusht partnerësh klasikë. Produktet e dëguara në këto vende janë mjete transporti, produkte kime, produkte farmaceutike, artikuj prej druri dhe qymyri, lendë djegëse etj.

BE i jep fund varësisë nga karburantet fosile ruse - Von der Leyen: Nga viti 2027 nis një epokë e re për Evropën
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje paraprake për të eliminuar plotësisht karburantet fosile ruse, duke shënuar një hap historik drejt pavarësisë......
Tirana, ndër qytetet më të lira për transport publik/ Londra me kostot më të larta, Ballkani më i përballueshmi
Shqipëria dhe vendet e Ballkanit vazhdojnë të qëndrojnë ndër rajonet me çmimet më të ulëta të transportit publik në Europë, edhe në një kohë kur qytetet më......
Dobësohet Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Franga, Euro dhe Paundi?
Dollari amerikan ka regjistruar këtë mëngjes një rënie të vlerës krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë......
Trump kërkon të rinovojë Aeroportin e Uashingtonit - Presidenti amerikan kritikon gjendjen e impiantit, propozon projekt të ri
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij synon të rindërtojë Aeroportin Ndërkombëtar “Washington Dulles” në Virxhinia, impiantin kryesor......
Hartë e re kombëtare për rrezikun nga zjarret - Greqia synon të parandalojë rreziqet klimatike
Harta Kombëtare e Vlerësimit të Rrezikut nga Zjarret në Pyje në Greqi ka hyrë në fuqi, pas miratimit nga Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.......
Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së më 10%? - Procedurat që duhet të ndjekin fermerët dhe produktet që mbulon skema
Nga 1 janari 2026, hyn në fuqi norma e kompensimit në 10% për fermerët, si pjesë paketës fiskale. Reforma synon të lehtësojë kostot e prodhimit duke......
450 milionë euro nga huadhënësit ndërkombëtarë - Mali i Zi merr kredi për të zgjeruar rezervat fiskale
Ministria e Financave e Malit të Zi nënshkroi një marrëveshje kredie 5-vjeçare prej 450 milionë euro me një grup bankash të huaja për të ndihmuar në......
Ligji për të drejtat e pasagjerëve mbetet “pezull” - Ligjvënësit e BE-së, nën presion nga industria e aviacionit
Ligjvënësit evropianë nuk arritën të binin dakord për një ligj të diskutueshëm mbi të drejtat e pasagjerëve ajrorë gjatë bisedimeve të fundit. Procesi, që ka......





