Analiza Postuar më 1 Prill 2025, 14:16

Vendet e BE-së “dëbojnë” mbi 8 mijë shqiptarë/ Eurostat: Renditemi ndër vendet e para me kthimet më të larta

Nga Scan TV

Vendet e BE-së “dëbojnë” mbi 8 mijë

Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 2,130 shqiptarë janë kthyer pas një urdhri për t'u larguar në një nga vendet e Bashkimit Europian ku ishin vendosur, referuar tremujorit të fundit të vitit 2024, ndërkohë për të gjithë vitin 2024 kjo shifër vlerësohet ne rreth 8,400 persona.

Përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, rreth 125 mijë shtetas jo-anëtarë të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së dhe gati 29 mijë persona u kthyen në vendet e treta pas një urdhri për t'u larguar. 

Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024, numri i porosive për t'u larguar u rrit me 11.5%, ndërsa numri i kthimeve në vendet e treta u rrit me 3.3%. 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, numri i shtetasve jashtë BE-së të urdhëruar të largohen u rrit me 16.3%, ndërsa numri i personave të kthyer në vendet e treta u rrit me 24.3%. 

Sipas shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, në mesin e shtetasve jo të BE-së që u urdhëruan të largoheshin nga territori i një vendi të BE-së në këtë periudhë, shumica ishin shtetas algjerianë (11,362), të ndjekur nga shtetas të Sirisë (8,674) dhe Marokut (8,561). Ndër ata që u kthyen në vendet e treta, shumica ishin shtetas të Gjeorgjisë (3,351), të ndjekur nga Turqia (2,492) dhe Shqipëria (1,982)

Sipas Eurostat, kthimet më të mëdha të shtetasve shqiptarë në tremujorin e katërt të vitit aktual janë bërë nga Greqia, Franca, Gjemania dhe Italia.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat