Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri/ Mbi 56% e studentëve në Bachelor dhe 67% në Master janë femra

Numri i nxënësve dhe studentëve në Shqipëri ka shënuar ulje gjatë vitit akademik 2025-2026. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në sistemin arsimor janë regjistruar afro 399 mijë nxënës dhe studentë, ose 1.7% më pak krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se arsimi parauniversitar vijon të mbetet baza kryesore e sistemit arsimor në vend. Gjatë këtij viti akademik janë regjistruar rreth 66 mijë nxënës, me një rritje prej 0.7% në raport me vitin e kaluar. Shumica dërrmuese e tyre, rreth 85.8%, ndjekin arsimin në institucione publike, duke konfirmuar edhe njëherë peshën që vazhdon të ketë arsimi publik në Shqipëri. Sipas statistikave, pjesa më e madhe e të regjistruarve kanë qenë djem.
Nga ana tjetër, arsimi i mesëm i lartë ka shënuar një rënie të lehtë. Në total janë regjistruar rreth 88.8 mijë nxënës, ose 0.4% më pak krahasuar me vitin e kaluar akademik. Brenda këtij niveli vihet re një interes i konsiderueshëm për arsimin profesional. Rreth 19.4% e nxënësve kanë zgjedhur shkollat profesionale, ndërsa vajzat përbëjnë 17.2% të të regjistruarve në këtë sektor.
Ndërkohë, në arsimin pas të mesëm jo të lartë janë regjistruar 314 nxënës. Sipas të dhënave, 46.2% e tyre janë femra, ndërsa 53.8% meshkuj.
Universitetet në vend kanë regjistruar gjithsej 115.7 mijë studentë gjatë vitit akademik 2025-2026 me një ulje prej 0.4%. Prej tyre, 60 mijë studentë ndjekin programet Bachelor dhe 56.8% e të regjistruarve janë femra. Ndërkohë, në programet Master janë regjistruar gati 48 mijë studentë, ku dominimi i vajzave është edhe më i lartë, me 67.6% të totalit.
Statistikat tregojnë gjithashtu se fusha më e preferuar e studimit nga studentët shqiptarë mbetet “Biznes, administrim dhe ligj”, ku studiojnë rreth 25.2% e studentëve në total. Kjo fushë vijon të dominojë prej vitesh për shkak të mundësive më të gjera të punësimit në sektorin privat dhe administratë.
Pas saj renditet fusha “Shëndet dhe mirëqenie” me 22.2%, duke reflektuar interesin në rritje për profesionet mjekësore dhe shërbimet shëndetësore. Ndërkohë, “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” zë 16.9% të regjistrimeve, një tregues që sektorët teknikë dhe infrastruktura po tërheqin gjithnjë e më shumë të rinjtë shqiptarë.
Live TV
Të ardhurat buxhetore, ministri Petrit Malaj: Synojmë rritje me 1.2 miliard euro karahasuar me 2024
Objektivi i Ministrisë së Financave është që të ardhurat buxhetore të këtij viti të rriten me 1.2 miliard euro, krahasuar me vitin 2024. Këtë objektiv e ka......
Shqipëria Sociale, Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së......
Nufi: Guna Tactical, investim strategjik që punëson njerëz dhe ndikon çdo ditë në komunitet
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë pamje nga kantieri i kompanisë “Guna Tactical”, ku po vijon ndërtimi i një prej investimeve më të rëndësishme të......
70 kredi me 0% interes për mjekë dhe infermierë - Ja kur hapen aplikimet
Mjekët dhe infermierët e administratës publike do të kenë mundësi të përfitojnë nga 70 kredi me 0% interes për blerjen e një banese, në kuadër të programit......

