Ulet numri i punonjësve me pagë minimale/ Sektorët publikë në rritje dyshifrore, bujqësia në fund të listës
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo përfaqëson një rritje të ndjeshme prej 11.6%.
Por nëse e krahasojmë me tremujorin e fundit të vitit 2024 pagat kanë pësuar një rënie pasi shënonin vlerën e 83,401 lekëve. Rënia e pagave në tremujorin e parë, krahasuar me tremujorin paraardhës, mund të jetë e ndikuar edhe nga bonuset apo shpërblimet e fundvitit.
Rritja e pagave nuk ka qenë uniformë në të gjithë ekonominë. Disa sektorë dhe aktivitete ekonomike kanë shfaqur paga mesatare më të larta se mesatarja kombëtare, veçanërisht aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si edhe sektori i informacionit dhe komunikacionit.
Ndërkohë, rritjen më të madhe të pagave gjatë kësaj periudhe e kanë shënuar fushat ekonomike të administratës publike, sigurimit social të detyrueshëm, arsimit, shëndetësisë dhe aktiviteteve të punës sociale, ku rritja është vlerësuar në 16.7%.
Një rritje e lartë është regjistruar gjithashtu edhe për Forcat e Armatosura, me 23.1% më shumë, si dhe për specialistët me arsim të lartë, të cilët kanë përfituar një rritje prej 13.7%.
Nga ana tjetër, sektorët me rritjen më të ulët të pagave kanë qenë industria, ku rritja ka qenë në nivelin e 5.2%, si dhe punonjësit e kualifikuar në bujqësi dhe peshkim, me një rritje prej vetëm 5.3%.
Sipas "Institutit të Statistikave", profesionet që paguhen më shumë se mesatarja kombëtare vijojnë të jenë ato menaxheriale, drejtuese, ligjvënëse si dhe për specialistët me arsim të lartë.
Gjatë kësaj periudhe është vërejtur edhe një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale, ndërsa numri i të punësuarve me paga më të larta është rritur, çka tregon një transformim të tregut të punës drejt një strukture më të orientuar drejt pozicioneve të kualifikuara dhe të mirëpaguara.

Integrimi në BE - Së shpejti hapet grupkapitulli katër për Shqipërinë
Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe brenda muajit qershor pritet të hapë grupkapitullin e......

“IA” nxit konsumin e energjisë në nivele rekord - Qendrat e të dhënave do të rrisin ndjeshëm kërkesën në SHBA
Qendrat e të dhënave, që kërkojnë shumë energji për të furnizuar inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat, do ta shtyjnë konsumin e elektricitetit në SHBA......

BB ul parashikimet e rritjes globale - Shkak, barrierat tregtare dhe pasiguria politike
Banka Botërore uli parashikimet e rritjes ekonomike globale, duke përmendur tensionet e larta tregtare dhe pasigurinë politike si faktorë kryesorë. Trazirat......

Mbi 8400 aplikime online për leje ndërtimi/ Gjatë 5 muajve, Marsi dhe Prilli shënojnë numrin më të lartë
Sektori i ndërtimit në Shqipëri vijon të tregojë shenja të forta dinamike dhe interesi të lartë nga qytetarët dhe investitorët. Sipas të dhënave të......

Itali, makinat me naftë Euro 5 “dalin në pension” - Disa rajone do të kufizojnë qarkullimin e tyre për të reduktuar emetimet
Nga 1 tetori i ardhshëm, makinat me naftë që përmbushin standardin Euro 5 nuk do të jenë më në gjendje të qarkullojnë lirisht në Lombardi, Piemonte, Veneto......

Tejkalojmë BE për energjinë nga hidrocentralet - Raporti i OECD: Shqipëria, intensitetin më të ulët të emetimeve të karbonit
Shqipëria jo vetëm që kryeson rajonin në drejtim të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me Agjendën e......

Barcelona planifikon zgjerimin e aeroportit - Investimi prej 3.2 miliardë eurosh do të rrisë ndjeshëm kapacitetin
Katalonja ka dhënë miratimin që operatori i aeroportit Aena të kryejë një zgjerim prej 3.2 miliardë eurosh të aeroportit Barcelonë-El Prat, u tha gazetarëve......

“Linjë hekurudhore edhe mes qyteteve” - Raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit për infrastrukturën
Projekti hekurudhor Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza", konsoderohen si histori suksesi për Shqipërinë. Sekretariati i ......