Analiza Postuar më 17 Tetor 2025, 09:48

Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është katërfishuar

Nga Xhorxhina Deda

Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e

Turqia është bërë vitet e fundit një nga investitorët kryesorë në vendin tonë duke zbritur nga “froni” Holandën apo Italinë. Në gjashtë muajt e parë të vitit aktual investimet turke renditen në vend të parë dhe vlerësohen në 89.6 milionë euro.

Kjo vlerë zë një peshë prej gati 12% në totalin e investimeve të huaja direkte për gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

Investimet turke në Shqipëri kanë pasur ndryshime të ndjeshme nga viti në vit, por prirja e përgjithshme është rritëse. Në vitin 2014 shuma ishte 63.3 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 arriti 257.17 milionë euro, që përfaqëson rritje mbi katërfish në harkun e 10 viteve.

Rikujtojmë se edhe në vitin 2024 si një të tërë, Turqia renditej e para me vlerën më të lartë të investimeve.

Me këtë ritëm, stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, me rritje vjetore 12%.

Këto ndërmarrje kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, energjetik, në industrinë nxjerrëse dhe ndërtim.

Nga ana tjetër, Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj që prej vitit të kaluar, edhe pse këtë vit vlera e investimeve holandeze i është kthyer përsëri rritjes me 85 mln euro flukse të reja, ndjekur nga Austria dhe Kosova.

Shqipëria 17 Tetor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat