Analiza Postuar më 20 Shkurt 2026, 11:12

Turqia forcon pozitat, Arabia Saudite tërhiqet/ Si ndryshuan partnerët kryesorë tregtarë të importeve në fillimvit?

Nga Xhorxhina Deda

Turqia forcon pozitat, Arabia Saudite tërhiqet/ Si ndryshuan partnerët

Në janar 2026, struktura e importeve mbetet e ngjashme me atë të një viti më parë, por me disa lëvizje të dukshme në peshat relative të partnerëve. Italia vijon të kryesojë me 20.0% të totalit, megjithëse në rënie nga 21.4% në janar 2025. Në të kundërt, Kina forcon pozicionin e saj, duke u rritur nga 14.3% në 15.1%.

Rritje të ndjeshme shënon edhe Turqia, e cila në janar 2026 arrin në 11.2% të importeve, nga 9.5% në janar 2025. Me një rritje prej 1.7 pikë përqindje, Turqia konsolidon rolin e saj si një nga tre partnerët kryesorë tregtarë. Kjo lëvizje tregon intensifikim të shkëmbimeve tregtare rajonale dhe një orientim më të fortë drejt furnitorëve gjeografikisht më të afërt.

Greqia paraqet një stabilitet pothuajse të plotë, me një rritje minimale nga 8.5% në 8.6%, ndërsa Gjermania shënon rënie nga 7.0% në 6.1%. Ulja e peshës së Gjermanisë mund të sinjalizojë një zëvendësim gradual të disa kategorive të importeve me furnizime nga tregje alternative, kryesisht nga Azia.

Një zhvillim i rëndësishëm në janar 2026 është hyrja e Indisë në listën e dhjetë partnerëve kryesorë, me 2.3% të totalit të importeve, ndërkohë që Arabia Saudite, e cila kishte 2.7% në janar 2025, nuk figuron më në këtë grup. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara rrisin peshën nga 2.1% në 3.8%, duke reflektuar një zgjerim të importeve nga ky treg. Korea e Jugut rrit lehtë pjesëmarrjen nga 2.3% në 2.7%, ndërsa Polonia dhe Serbia shënojnë rënie të lehtë.

Kategoria “Të tjera” bie nga 27.5% në 26.0%, çka tregon një përqendrim pak më të madh të importeve tek partnerët kryesorë në fillim të vitit 2026. Megjithatë, mbi një e katërta e importeve vazhdon të shpërndahet në një gamë të gjerë vendesh, duke dëshmuar për një strukturë të diversifikuar furnizimi.

Shqipëria 20 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesor?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri duke pësuar luhatje të vazhdueshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat