Analiza Postuar më 16 Dhjetor 2024, 12:58

Turizmi zgjeroi tregtinë me pakicë/ Karburantet, ndikuesit kryesorë në rritje

Nga Armela Duka
Turizmi zgjeroi tregtinë me pakicë/  Karburantet, ndikuesit

Tregtia me pakicë në Shqipëri vazhdon të shfaqë një dinamikë pozitive, duke pasqyruar një rritje të qëndrueshme në volumet dhe vlerat e shitjeve kjo e ndikuar edhe nga numri i lartë i vizitorëve në vendin tonë.  Sipas të dhënave nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur nëpërmjet deflatimit të indeksit të shitjeve në vlerë, ka arritur në 129 për tremujorin e tretë të vitit 2024. Ky tregues reflekton një rritje prej 6.4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Një analizë më e detajuar tregon se volumi i shitjeve pa përfshirë tregtinë e hidrokarbureve ka regjistruar një rritje vjetore prej 5.6%. Grupi "Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara" ka kontribuar ndjeshëm me një rritje prej 5.3%, ndërsa grupi "Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara" ka shënuar një rritje prej 5.7%.

Një grup tjetër i rëndësishëm është ai i "Tregtisë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara", i cili ka shënuar një rritje domethënëse prej 9.9% në tremujorin e tretë të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje e ndjeshme ka ndikuar  në normën e përgjithshme të rritjes, duke kontribuar pozitivisht me 2.6 pikë përqindje në ndryshimin vjetor prej 6.4%. Në këtë kontekst, grupi "Artikuj jo-ushqimorë" ka dhënë një kontribut pozitiv prej 2.1 pikë përqindje, ndërsa grupi "Ushqime, pije dhe duhan" ka kontribuar me 1.7 pikë përqindje.

“Scan Intel” është ndalur edhe në shifrat e tregtisë me pakicë të përshtatura me sezonalitetin për ti krahasuar ato me tremujorin e mëparshëm. Sipas të dhënave zyrtare volumi i shitjeve, i përshtatur për sezonalitetin, ka regjistruar një rritje të moderuar në disa grupe.Tregtia me pakicë pa përfshirë hidrokarburet është rritur me 0.5% , ndërkohë, grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit ka parë një rritje më të lartë prej 0.9%. Rritja më e lartë i atribuohet tregtisë me hidrokarbure e cila është rritur me 4.7% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në të kundërt, grupi i artikujve jo-ushqimorë ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.3%.

Nëse analizën e  shtrijmë në diapazonin kohor të një viti shifrat tregojnë se shitjet neto në tregtinë me pakicë gjatë muajit shtator të vitit aktual janë zgjeruar me 5.3% ndërsa në tregtinë me pakicë të hidrokarbureve shitjet  u rritën me 8.9% krahasuar me shtatorin e një viti më parë.

Shqipëria 16 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë fillim jave duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë në raport me javën që lamë pas. Monedha......

Scan Life 15 Dhjetor Edel Strazimiri

Si po ndryshon forma e lumenjve globalë?!

Rrjedhat e lumenjve lëvizin në rrjedhën e sipërme, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe aktiviteteve njerëzore. Një studim mbi mënyrën se si është......

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...