Turizmi në hov investimesh/ Kredia për akomodimin dhe shërbimin ushqimor shënon rekord historik
Në muajin Maj 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 22.96 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 2.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia është më e moderuar krahasuar me muajin Prill, por përsëri tregon një frenim të lehtë të kërkesës për kredi nga ana e bizneseve.
Sektori që vijon të mbajë peshën më të lartë në financimin përmes kredive mbetet “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve”, me një shumë totale prej 10.87 miliardë lekësh, që përfaqëson një rritje prej 30.6% në terma vjetorë. Ky sektor përfaqëson mbi 47% të totalit të kredisë së dhënë për muajin, duke treguar një orientim të fortë të financimit në këtë drejtim.
Në vendin e dytë renditet “Ndërtimi” me 2.39 miliardë lekë, ndonëse me një rënie prej 39.1% krahasuar me majin e kaluar. Ndjekur nga “Industria përpunuese”, e cila regjistroi një rënie të ndjeshme prej 47.4%, duke rënë nga 4.3 miliardë lekë në vetëm 2.26 miliardë lekë.
Ndër sektorët me rritjen më të lartë për këtë muaj spikat “Arte, argëtim dhe çlodhje”, i cili regjistroi një rritje mbresëlënëse prej 836.3%, ndonëse shuma mbetet modeste në vlerë absolute. Rritje të konsiderueshme shënuan gjithashtu “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme”, “Shërbimet administrative dhe mbështetëse” dhe “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit.
Ndërkohë, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, që përfshin strukturat e mikpritjes dhe turizmit, ka shënuar një rekord historik me 2.17 miliardë lekë kredi të reja, një rritje prej 58.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë sektor në një muaj të vetëm, duke reflektuar përgatitjet intensive të industrisë së turizmit për sezonin veror dhe një besim në rritje për investime të reja. Vlera e muajit Maj të këtij viti është më e larta nëse analizojmë të njetin muaj në një dekadë.
Sektorët tradicionalisht më pak të financuar, si “Arsimi” dhe “Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike”, këtë muaj rezultojnë me rritje të konsiderueshme, përkatësisht 259.1% dhe 70.6%, duke sinjalizuar një dinamikë më të re në orientimin e huamarrjes.

Balluku inspekton punimet në rrugën e Ksamilit - Cilat janë projektet infrastrukturore për vijën bregdetare të jugut?
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi kantierin e punimeve në rrugën e Ksamilit. Kjo rrugë në......

Apple i “nënshtrohet” BE-së - Ndryshon rregullat e App Store për t'u përshtatur me ligjet e bllokut
Apple ka ndryshuar rregullat dhe tarifat në App Store në Bashkimin Evropian, pasi rregullatorët e bllokut urdhëruan që kompania të hiqte barrierat......

TEG sjell emocionet e “Formula 1” në kryeqytet - Gokart, aktivitete për fëmijë dhe ekspozitë makinash
Tirana pritet të përjetojë emocionet e pistave të garës më popullore në botë këtë verë, me mbërritjen në ekranin e Cineplexx më 26 qershor të filmit “Formula......

Britania drejt anëtarësimit në paktin doganor evropian? - Konventa do t'u jepte eksportuesve më shumë fleksibilitet në tregti
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të konsultohet me bizneset nëse vendi duhet t'i bashkohet një marrëveshjeje doganore evropiane për të thjeshtuar......

Pse po shtohen vështirësitë për bizneset? - Eksperti: Shkaqet janë nga mungesa e punonjësve, te kostot e rritjes së pagave
Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave, raportojnë se sipërmarrjet apo bizneset në 8 qarqet e Shqipërisë janë reduktuar gjatë 2024. Në një......

Praktikë pune në administratë/ Muzhaqi: Pagesë në formë kompensimi financiar për 600 të rinj!
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë......

BE, treg i përbashkët për shërbimet hapësinore - Akti synon të forcojë pozitën e bllokut në arenën globale
Komisioni i BE-së synon të krijojë një treg të përbashkët konkurrues për shërbimet dhe të dhënat hapësinore duke ulur burokracinë, duke mbrojtur asetet......

Sa para’ mbajnë shqiptarët në bankë? - Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i rikthehen rritjes. Rreth 1.38 trilionë lekë në maj
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i janë rikthyer rritjes në maj, pas një rënieje në dy muajt paraardhës. Sipas statistikave të Bankës Qendrore, shuma......