Turizmi, me bilance pozitive/ Rritje me 38.2% e netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese
Turizmi në Shqipëri po përjeton një zhvillim të vazhdueshëm, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga rajoni, Europa dhe vende të ndryshme të botës. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT për muajin qershor 2025 tregojnë një rritje të ndjeshme si në numrin e turistëve, ashtu edhe në netët e qëndrimit në strukturat akomoduese, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, numri i vizitorëve që kanë hyrë në vend është rritur me 37.2%, duke arritur në rreth 501 mijë persona, përfshirë si turistët vendas ashtu edhe ata të huaj. Numri i vizitorëve rezidentë ka shënuar një rritje prej 38%, ndërsa ai i vizitorëve të huaj është rritur me 38.3%. Sa i përket netëve të qëndrimit, rritja ka qenë 38.2%.
Gjatë këtij muaji, destinacionet bregdetare kanë qenë më të preferuarat, me një rritje prej 35% në rezervimet në hotele dhe struktura të ngjashme. Rajoni qendror rezulton të ketë pritur më shumë turistë se zonat e tjera të vendit.
Ndër vendet nga vinin turistët e huaj, Kosova përbënte grupin më të madh me 19% të totalit. Pas tyre renditen turistët italianët me 13%, polakët me 8%, si dhe gjermanët dhe francezët që kontribuan përkatësisht me 8% dhe 6%.
Një tjetër prirje e rëndësishme është rritja e ndjeshme e vizitorëve nga shtete të tjera europiane, të cilët përfaqësonin 44% të turistëve të huaj në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla e shfrytëzimit të dhomave në hotele ka arritur në 39.5%, krahasuar me 35.9% në qershorin e vitit 2024, duke shënuar një përmirësim të lehtë.

Ligji i ri për koncesionet dhe PPP-të - Përzgjedhja nga një komision i posaçëm, monitorimi nga Njësia e Zbatimit të Kontratës
Ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” pritet të ndryshojë duke sjellë parashikime të reja ligjore. Projektiligji është depozituar në......

Kosova e Greqia shtyjnë eksportet përpara/ Defiçiti tregtar ulet me 5.8% në 7 muajt e parë të vitit
Përgjatë muajit korrik të këtij viti, eksportet shqiptare kanë shënuar sërish një ecuri pozitive, duke arritur në vlerën e 35 miliardë lekëve, me një rritje......

Si të përfitojmë nga strehimi social? - Katër grupe kryesore kriteresh. Nga kushtet e strehimit, te ato ekonomike
Teksa Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dokumentin i cili ka në fokus programin e strehimit social, janë paraqitur edhe kriteret......

Sa hua po u japin bankat qytetarëve? - BSH: Kërkesa e lartë për hua dhe konkurrenca rritën kreditimin
Bankat tregtare kanë dhënë më shumë kredi për qytetarët dhe bizneset në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi......

Licencohen 142.8 MW energji - Dominon energjia diellore me 13 projekte, parashikohen edhe 3 hidrocentrale
Shtatë muajt e parë të vitit 2025 kanë shënuar dhënien e një numri të lartë licencash për prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti......

“Boom” biznesesh të reja në Korrik - Rritje me 45%, regjistrohen mbi 37 mijë aplikime
Sezoni turistik mesa duket ka shtuar dhe iniciativat e qytetarëve për të hapur një biznes. Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, tregojnë se......

Valët e nxehtësisë “ekspozojnë” dobësitë e Evropës - Rritja e kërkesës sfidon qëndrueshmërinë e rrjetit energjetik të BE-së
Këtë verë, Evropa është përfshirë sërish nga një seri valësh nxehtësie të forta. Vetëm javën e kaluar, rekorde temperaturash janë thyer në jugperëndim të......

Pagesat në euro me AIPS “kapin pikun” - BSH: Mbi 218 mijë transaksione në janar-korrik, gati 22% më shumë se në 2024
Shuma e pagesave në euro të kryera me sistemin AIPS ka pësuar një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i pagesave......