Turizmi i vjeshtës, rritet numri i vizitorëve në nëntor/ Rreth 11.1 mln shtetas të huaj zgjodhën Shqipërinë gjatë 11-mujorit
Gjatë muajit nëntor 2024, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1,265,009 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 15.1% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Konkretisht, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri është 660,677, një rritje prej 19.6% krahasuar me nëntorin e vitit 2023. Ndërkohë, numërohen 604,332 shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, ose 10.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lidhur me daljet nga territori shqiptar, sipas shifrave të INSTAT, gjatë muajit nëntor 2024, 645,488 shtetas të huaj dhe rreth 630,000 shtetas shqiptarë kanë dalë nga territori i Shqipërisë.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar origjinën e atyre që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. Në Nëntor të vitit aktual, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri kanë ardhur nga rajoni i Europës. Europa Jugore dominon me 85% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti, ndjekur nga Europa Perëndimore me 5%.
Pas analizës së shifrave për 11-mujorin, rezulton se gjithsej ishin më shumë se 11,045,000 shtetas të huaj që hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga 9.5 milionë që ishin në të njëjtin 11-mujor të vitit të kaluar.
Për sa i përket arsyeve dhe qëllimeve të vizitës në Shqipëri nga shtetasit e huaj, në 97% të rasteve, qëllimi i hyrjes ka qenë për arsye personale, ku kryesojnë hyrjet për pushime, vizita tek të afërmit etj. Ky tregues ka shënuar një rritje prej 9.3% krahasuar me Nëntorin 2023. Po ashtu, në muajin Nëntor ka pasur një rritje të ndjeshme të hyrjeve të shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me një rritje prej 89.4%.
Sondazh

Energjia diellore arrin 6.75% të totalit - Rritja, nga hyrja në prodhim e centraleve të rinj fotovoltaikë
Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë 10-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të......

Rreziku i varfërisë, si renditet Shqipëria? Jemi 3.5 pikë larg mesatares europiane. Vendet Baltike, me normën më të lartë
Në vitin 2023, rreth 16.2% e popullsisë së BE-së, ose rreth 71.7 milionë njerëz ishin në rrezik të varfërisë, referuar të dhënave të “Agjencisë Europiane të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje sot duke u blerë me 93.8 lekë dhe duke u shitur me 95 lekë sipas kursit të këmbimit lokal Monedha europiane blihet......

Garancitë sovrane, sa e kanë rritur kreditimin e bizneseve? - Bankat: Janë përdorur shumë pak. Ndërmarrjet, të pandërgjegjësuara
Si për bankat, ashtu edhe për institucionet e mikrofinancës, skemat e garancisë sovrane janë katalizatorë për rritjen e kredisë. Megjithatë, ato janë......

MBZHR nxit konsumin e produkteve shqiptare: Janë marrë masa strikte për mandarinat në tregun vendas!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim. Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të......

SHBA synojnë mbi 60% ulje emetimesh në 2035 - Por objektivat klimatikë do të varen nga politikat e Administratës Trump
Administrata në ikje e Joe Biden ka angazhuar SHBA-në që të reduktojë emetimet e gazeve serrë mes 61% dhe 66% nën nivelet e vitit 2005 deri në......

Presidenti rumun emëron kryeministrin aktual për të udhëhequr qeverinë e re pro-europiane!
Presidenti i Rumanisë emëroi të hënën kryeministrin aktual Marcel Ciolacu për të udhëhequr një qeveri të re të koalicionit pro-evropian pas anulimit të......

Kursimi i energjisë dhe reduktimi i gazeve serrë - Qeveria rishikon objektivat për vitin 2030, rrit “ambicien” me 5%
Qeveria do të rishikojë Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, duke vendosur objektiva më abiciozë për t’u arritur deri në vitin 2030. Sipas dokumentit të......