Turizmi “fton” kapitalin nga jashtë BE-së/ Akomodimi bëhet portë hyrëse për kapitalin jo-europian në Shqipëri
Rreth 5.3% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri janë me kapital të huaj ose të përbashkët me partnerë ndërkombëtarë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare. Investitorët më të mëdhenj vijnë nga Italia, që përfaqëson 41.8% të totalit të këtyre ndërmarrjeve, megjithëse me rënie. Pasohet nga Kosova me 8.3% dhe Turqia me 6.5%. Të dhënat tregojnë një prani të larmishme të kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare, e cila mbështet një sërë sektorësh kyç, duke kontribuar në punësim, inovacion dhe rritje ekonomike.
Në krye të listës së aktiviteteve ekonomike ku përqendrohen investitorët e huaj qëndron sektori i shërbimeve të tjera, me rreth 2,895 ndërmarrje, ndërkohë që tregtia renditet e dyta me afro 1,500 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta. Këta sektorë tradicionalisht kanë tërhequr kapital të huaj për shkak të qarkullimit të lartë dhe barrierave të ulëta për hyrje në treg.
Por ajo që bie në sy është sektori i akomodimit dhe shërbimeve ushqimore, ku investimet nga vendet jashtë Bashkimit Europian janë më të shumta se ato nga vetë BE-ja, 195 kundrejt 144. Ky fakt nënvizon një interes gjithnjë e më të madh për turizmin shqiptar nga investitorë të vendeve si Turqia, Kosova, por edhe nga rajoni më gjerë. Ndërkohë që Shqipëria vijon të pozicionohet si një destinacion turistik në rritje, kapitali i huaj në këtë fushë mund të luajë një rol kyç në zhvillimin e infrastrukturës pritëse, përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Sektorë të tjerë si industria dhe informacioni dhe komunikacioni, gjithashtu përfaqësojnë fusha me potencial për investime të huaja, sidomos nëse përmirësohen politikat fiskale dhe garancia për një klimë të qëndrueshme biznesi.

Sa më shumë punonjës, aq më pak drejtuese femra/ Raport më pozitiv në ndërmarrjet e vogla. Burrat kryesojnë në drejtim
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhëna të detajuara mbi aktivitetin ekonomik të ndërmarrjeve në Shqipëri për vitin 2024.......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 4 muaj, autokonsumatorët hodhën në rrjet 943 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Sa investojmë për kulturën? Shqipëria, në garë me vende e tjera për vlerat historike
Në vitin 2024, Shqipëria ka ulur disi shpenzimet publike për Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ashtu......

A do rrisin çmimet pagat referencë në turizëm? - Ekspertët fiskal e kundërshtojnë, ndikim në kostot e bizneseve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe......

Shqiptarët pas luksit, sekonda pas sekonde - Në 5 muaj, u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro
Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë vijojnë të shqetësojnë xhepin e qytetarëve, një tjetër tregues tregon se luksit nuk i ka rënë ora! Shqiptarët po......

Investimet globale u tkurrën me 11% në 2024 - OKB paralajmëron: Tarifat tregtare mund të përkeqësojnë situatën
Investimet efektive globale ranë për të dytin vit radhazi në 2024, me frikën se situata mund të përkeqësohet këtë vit. Tensionet tregtare po lëkundin besimin......

BEI rrit limitin e huadhënies - Trefishohet financimi për mbrojtjen evropiane
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet vjetore të huadhënies së Bankës Evropiane të Investimeve në 100 miliardë euro këtë vit......

Pse Banka e Zhvillimit ka një rol kyç për Shqipërinë? - Që prej hartimit, projektligji ka qenë subjekt i një sërë ndryshimesh
Banka Shqiptare e Zhvillimit ka qenë një prej risive më rëndësishme të këtij viti. Siç e thotë edhe vetë emri, kjo Bankë do të ketë për synim kryesor nxitjen......