Analiza Postuar më 25 Mars 2025, 12:32

Turistët shpenzuan rreth 426 euro për person vjet/ Vlera totale arrin në 4.99 miliardë euro. Të ardhurat neto zënë gati gjysmën

Nga Xhorxhina Deda

 

Turistët shpenzuan rreth 426 euro për person vjet/  Vlera totale arrin

Gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.1 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej dy viteve të kaluara. Shifrat e tremujorit të fundit të vitit konfirmojnë një rekord historik absolut për vitin 2024.

Nëse marrin në konsideratë 12 muajt e vitit, të dhënat më të fundit zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 4.99 miliardë eurosh në total.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në vitin 2024 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar rregjistrohej në gati 11.7 milionë. Kështu sipas shifrave të “Bankës së Shqipërisë” mund të gjejmë sa ka shpenzuar mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 426 euro.

Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 2.7 miliardë euro përgjatë vitit të kaluar. Vetëm përgjatë tremujorit të fundit të vitit shpenzimet e shqiptarëve jashtë u regjistruan në 612 milionë euro. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 2.3 miliardë eurove, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, nëse analizojmë të dhënat që nga viti 2008.

Nëse bëjmë një projeksion të thjeshtë se sa kanë shpenzuar shqiptarët jashtë vendit për person nisur nga të dhënat e daljeve të shtetasve, mund të themi se vlera përllogaritet në 342 euro për person.

Këto shifra konfirmojnë se paratë e shpenzuara nga turistët këtë vit janë padiskutim një arsye e qenësishme që mund të ndikojë në zhvlerësimin e euros dhe që shton frikën për një rënie të mëtejshme të monedhës së përbashkët europiane.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat