Turistët rrisin xhiron e tregtisë me pakicë/ Karburantet dhanë kontributin më të madh në rritjen e shitjeve prej 6.2%
Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke e çuar indeksin e volumit të shitjeve me pakicë në nivelin 117.1. Ky tregues shënon një rritje prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke sinjalizuar një gjallërim të konsumit dhe një përmirësim të ndjeshëm të aktivitetit tregtar. Edhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit, rritja ka qenë pozitive, me 1.2%, duke treguar stabilitet dhe tendencë në rritje. Duke qenë se tremujori i dytë përkon me muajt e verës, duhet marrë në konsideratë se turizmi ka peshën e tij në këtë rritje.
Rritja është e dukshme edhe në tregtinë me pakicë të mallrave ushqimore dhe jo-ushqimore, por sidomos në sektorin e hidrokarbureve, ku volumi i shitjeve është rritur me 10.1% krahasuar me vitin e kaluar. Ky faktor ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në shifrat totale, pasi vetëm tregtia e karburanteve ka kontribuar me 2.5 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme. Artikujt jo-ushqimorë kanë dhënë 2.2 pikë përqindje, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani kanë kontribuar me 1.5 pikë përqindje.
Ky trend përforcon idenë se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më shumë te konsumi i brendshëm. Përdorimi i rritur i karburanteve mund të lidhet me një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve, rritje të aktiviteteve turistike dhe dinamizim të ekonomisë në përgjithësi. Nga ana tjetër, rritja e shitjeve të ushqimeve dhe artikujve të tjerë tregon një besim më të madh të konsumatorëve për të shpenzuar, duke reflektuar një përmirësim të fuqisë blerëse.
Nëse ky trend vijon, fundviti mund të sjellë një shtysë të fortë për tregtinë dhe për ekonominë në tërësi, pasi rritja e konsumit përkthehet drejtpërdrejt në më shumë të ardhura për bizneset dhe në rritje të të ardhurave fiskale për shtetin. Tregtia me pakicë, si një ndër sektorët kyç të ekonomisë, po tregon se pasiguria e viteve të fundit po zbutet, ndërsa shqiptarët po rikthehen te shpenzimet me ritme më të larta.

Mbrojtja, ministri Vengu pret homologun bullgar: Konkretizimi i investimeve në industri dhe infrastrukturë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në Tiranë, Ministrin e Mbrojtjes së Bullgarisë, Atanas Zapryanov, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare......

Presidenti Begaj dekreton ministrat e Qeverisë së re, të premten votëbesimi në Kuvend
Kreu i shtetit Bajram Begaj ka firmosur dekretet e ministrave të rinj pjesë e Qeverisë Rama 4. Në dekretin nominal të kryeministrit Rama është përfshirë......

Zonat turistike, investime në rrjetin elektrik të Çukës - OSSH hap tenderin. Mbi 129 mln lekë për kabinat e reja dhe modernizimin e rrjetit
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka hapur tenderin për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kV, kabina elektrike në zonën Çukë, Sarandë dhe......

Maqedonia promovon transportin e gjelbër - Planifikon subvencione për 200 taksi elektrike në vend
Maqedonia e Veriut ka nisur një projekt për të subvencionuar blerjen e 200 taksive elektrike, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar transportin urban dhe......

Shqiptarët të “lidhur” pas kredisë për blerje banese - BSH: Ajo për blerje mallrash të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, rënie drastike
Miti se shqiptarët marrin kredi vetëm për blerje banese duket se është i vërtetë, pasi shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se po merret gjithnjë e më pak......

Si ndryshoi numri i fëmijëve në kopshte në një dekadë? Në qytet panorama pozitive, në fshatra u përgjysmuan regjistrimet
Numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar realitetin demografik dhe social......

Ura e Milotit, në rikonstruksion emergjent - Tenderi për punimet mbyllet pa ankesa, do zgjatin 8 javë nga nënshkrimi i kontratës
Tenderi për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat është mbyllur pa ankesa, duke i hapur përzgjedhjes që kompanisë që do të kryejë......

PS përzgjedh drejtuesit e komisioneve parlamentare - Ish-ministrat Manja, te Ligjet, Hasani te ai i Jashtëm. Denaj për Burimet Natyrore
Në mbledhjen e tij të parë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit e komisioneve......