Tregu i punës favorizon meshkujt/ Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2024, Shqipëria renditet ndër vendet me hendekun më të thellë gjinor në punësim në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, diferenca mes normës së punësimit të burrave dhe grave në vendin tonë arrin në 12.6 pikë përqindje, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 9.2 pikë përqindje.
Ky tregues, i njohur si "hendeku gjinor i punësimit", mat diferencën mes normës së punësimit të meshkujve dhe femrave të moshës 15–64 vjeç. Në Shqipëri, për vitin 2024, norma e punësimit për gratë është 62.4%, ndërsa për burrat 75%. Për krahasim, mesatarja e BE-së është 66.2% për gratë dhe 75.4% për burrat.
Pavarësisht përmirësimeve të viteve të fundit, Shqipëria renditet ende në vendin e shtatë nga fundi në Europë për normën e punësimit të grave. Më keq se ne qëndrojnë vende si Serbia, Rumania, Greqia, Italia dhe Turqia.
Ndër vendet me pabarazitë më të thella gjinore në punësim kryesojnë Turqia me 36.3 pikë përqindje dhe Italia me 17.8 pikë përqindje. Në anën tjetër të spektrit, Finlanda, Estonia dhe Lituania kanë treguesit më të mirë, me diferenca minimale nga 0.4 në 1.2 pikë përqindje.
Pabarazia gjinore në punësim lidhet me faktorë të ndryshëm si diskriminimi në tregun e punës, pjesëmarrja e ulët e grave në vendimmarrje, si dhe barrën e kujdesit për fëmijët dhe punën e papaguar në familje. Këto barriera vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në aksesin dhe qëndrueshmërinë e grave në tregun e punës. Ky hendek i theksuar gjinor në Shqipëri ngre pikëpyetje serioze mbi politikat aktive të tregut të punës dhe efektivitetin e masave për barazi gjinore.
Mendimi juaj

Akomodimi për pushime shtrenjtohet me 3-5% - Në Dhërmi mesatarisht 95 euro/nata, Ksamili në rënie të lehtë
Në prag të sezonit turistik veror, çmimet e apartamenteve që jepen me qira ditore në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmi, Shëngjin, Himarë dhe......

Pensionet, rekord të ardhurash - 600 milionë euro të paguara nga punonjësit, shtesë me 65 milionë euro
Pavarësisht raport të ulët midis kontribuuesve dhe përfituesve, skema e pensioneve ka nisur të përmirësohet. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave......

Shqipëria, eksportuese e shërbimeve kompjuterike? - Sejko: Kemi potencial. Solovova e BERZH: Do të shtojmë investimet në infrastrukturë
Shqipëria ka potencial për t'u bërë një eksportuese e shërbimeve kompjuterike u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të......

Muzhaqi: Projekte inovative në edukimin financiar për fuqizimin e të rinjve
Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetin përmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth......

Toka vullkanike që zëvendëson ujin - Zgjidhja e Jordanisë, që është vendi i dytë në botë për mungesën e ujit
Në rajonin Mafraq të Jordanisë, që ndodhet në veri të kryeqytetit Aman, punëtorët dhe makineritë përpunuan shkëmbinj vullkanikë, duke i shtypur ato në rërë,......

Kush nuk paguan taksat, i bllokohet makina - Tatimet, apel bizneseve: Shlyeni në kohë detyrimet!
Tatimpaguesit që nuk paguajnë në kohë detyrimet e tyre, rrezikojnë bllokim të automjeteve personale apo të biznesit. Administrata Tatimore ka nënshkruar një......

Janar-Prill, 32.8% e mjeteve të reja janë elektrike - DPSHTRR: Flota e mjeteve green u rrit me 56%
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për......

‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ - Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!
Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar misionet e saj jashtë vendit të ndalojnë caktimin e takimeve të reja për aplikantët për viza studentore......