Tregtia mes Shqipërisë dhe Britanisë/ Turizmi dhe transporti vazhdojnë të forcojnë lidhjet ekonomike mes vendeve

Në katër tremujorët e fundit deri në fillim të vitit 2026, vendi ynë u rendit si partneri i 117-të tregtar i Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa makinat, veshjet, transporti dhe turizmi ishin ndër sektorët kryesorë të shkëmbimeve ekonomike.
Në tregtinë e mallrave, makinat ishin produkti më i madh i eksportuar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, me një vlerë prej 5 milionë paundësh. Pas tyre renditen pijet dhe duhani me 2.2 milionë paund, produktet mjekësore dhe farmaceutike me 2.1 milionë paund, makineritë e specializuara me 2 milionë paund dhe produktet e ndryshme ushqimore me 1.8 milionë paund.
Nga ana tjetër, importet kryesore të mallrave nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar dominohen nga veshjet, me një vlerë prej 1.7 milionë paundësh. Më pas vijnë pijet dhe duhani me 1.5 milionë paund, drithërat me 1.3 milionë paund, perimet dhe frutat me 1 milion paund dhe produktet minerale të përpunuara me 0.9 milionë paund.
Nga eksportet britanike drejt Shqipërisë, produktet mjekësore dhe farmaceutike shënuan rritjen më të madhe me 51.4%, ndërsa makineritë e specializuara u rritën me 5.7%. Në të kundërt, eksportet e pijeve dhe duhanit ranë me 38.3%, ndërsa ato të produkteve të ndryshme ushqimore pësuan një rënie të lehtë prej 20.3%.
Nga mallrat që Mbretëria e Bashkuar importoi nga Shqipëria, rritja më e fortë u regjistrua te drithërat me 50.6%, të ndjekura nga pijet dhe duhani me 40.7% dhe produktet minerale të përpunuara me 28.6%. Ndërkohë, importet e veshjeve u ulën me 15.4%, ndërsa ato të perimeve dhe frutave ranë me 32.5%.
Edhe në sektorin e shërbimeve vihet re një profil i ndryshëm i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Mbretëria e Bashkuar eksportoi drejt Shqipërisë kryesisht shërbime transporti, me një vlerë prej 74 milionë paundësh, të ndjekura nga shërbimet e udhëtimit me 26 milionë paund dhe shërbimet e tjera të biznesit me 9 milionë paund.
Ndërkohë, eksporti më i madh i shërbimeve nga Shqipëria drejt Britanisë ishte ai i udhëtimeve, që arriti në 106 milionë paund, duke reflektuar rëndësinë e turizmit dhe lëvizjes së personave mes dy vendeve. Pasojnë shërbimet e transportit me 30 milionë paund dhe shërbimet e tjera të biznesit me 17 milionë paund.
Të dhënat tregojnë se, megjithëse pesha e Shqipërisë në tregtinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar mbetet modeste, marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve mbështeten nga shkëmbimet në sektorë të veçantë, veçanërisht në transport, turizëm dhe tregtinë e mallrave.
Më të vizituarat
EKSKLUZIVE/ Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së Aeroportit të Vlorës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Televizioni SCAN......
AKSK: 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të informacionit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
Gjatë gjashtëmujorit të parë, janar–qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit......
Përmirësim i furnizimit me energji në Alpet shqiptare - Nga Boga, në Theth. OSSH hap garën për linjën e re elektrike
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH, ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 35 kilovolt Bogë–Theth. Fondi limit i këtij investimi......
Në cilin shtet kushton më shumë një iPhone? Shqipëria rezulton ndër tregjet më të lira në Europë
Një nga pajisjet më të kërkuara në botë, iPhone, vijon të shitet me çmime shumë të ndryshme nga një shtet në tjetrin. Sipas Visual Capitalist, bazuar në të......
Hungaria kërkon president të ri: Rrjetet sociale propozojnë personalitete të shkencës e kulturës deri te figura të njohura të internetit
Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Hungarisë është zhvendosur në rrjetet sociale, ku qytetarët po propozojnë një gamë të gjerë kandidatësh, nga......