Transporti ‘merr kthesën’ në kreditim/ Në një vit huaja e re për sektorin u shtua 14-të herë më shumë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Mars të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë te bankat që operojnë në vendin tonë për financim gjatë kësaj periudhe. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë muajit të tretë të vitit është tregtia, me shumicë e pakicë, dhe në të cilën përfshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Ky sektor ka marrë rreth 6.9 miliardë lekë hua të re gjatë Marsit, e cila përkthehet në rreth 70 milionë euro.
Edhe gjatë vitit 2024 ishte pikërisht ky sektor në vend të parë, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë gjejmë industrinë përpunuese me 5.3 miliardë lekë, pasuar nga transporti dhe ndërtimi me 4.3 miliardë lekë dhe 2.7 miliardë lekë respektivisht.
Më pak kredi kanë marrë aktivitetet e arteve, argëtimit dhe çlodhjes; administrimi publik dhe mbrojtja si dhe furnizmimi me ujë.
Por si ka ndryshuar kredia sipas sektorëve në harkun e një viti?
Transporti dhe magazinimi ka njohur një rritje të fortë të kredive të reja për muajin mars të këtij viti. Kjo ka bërë që të renditet në vend të tretë, nga vendi i 11-të që ishte vjet ndër 20 aktivitete në total.
Huaja e re për aktivitetet financiare të sigurimit duket se kanë shënuar po ashtu një rritje të madhe vjetore, pasuar nga informacioni dhe komunikacioni e industria përpunuese. Rritje të konsiderueshme po ashtu ka shënuar edhe kredia për sektorin e e industrisë nxjerrëse dhe shëndetësisë.
Sa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë Marsit të këtij viti, krahasuar me të njëtin muaj të vitit të kaluar, gjejmë administrimin publik dhe artet e argëtimin
Sondazh

Analiza/ Pensionet, nga problematikat tek skenarët për reformimin e saj
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga hedhja në publik e idesë për reformimin e skemës së pensioneve, nuk ka ende një paketë konkrete propozimesh mbi......

Apple tejkalon pritshmëritë e shitjeve - Por, sfidat tarifore dhe konkurrenca në Kinë shqetësojnë kompaninë
Apple raportoi rezultate që tejkaluan me një diferencë të vogël pritshmëritë e Wall Street, ndërsa konsumatorët u furnizuan me iPhone, mes frikës së taksave......

Llogaritja Kuantike dhe AI janë e ardhmja - Nëse bashkohen do të revolucionarizojnë mënyrën si funksionon bota
Llogaritja kuantike dhe inteligjenca artificiale (AI) janë dy nga teknologjitë më transformuese të kohës që po jetojmë sot. Të ndara, secila ofron përparime......

Gjykata anulon “pasaportat e arta” të Maltës - “Nuk mund të fitohet shtetësia me një transaksion të thjeshtë tregtar”
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur që skema e Maltës për të dhënë “pasaportat e arta” shkel ligjin e BE-së, në një vendim historik që synon ta......

14 incidente kibernetike në 3 muaj - AKSK: Sulmet për kompromentim të aplikacioneve, më të shpeshtat
Në 3 muajt e parë të këtij viti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka identifikuar dhe menaxhuar gjithsej 14 incidente kibernetike, duke ndërmarrë......

Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione - Paratë u përdorën për likujdimin e faturave të energjisë dhe klientët në nevojë
Ujësjellësit morën 349 mln lekë subvencione nga buxheti i shtetit vitin që shkoi, duke shënuar rritje me 39 mln lekë në raport me një vit më parë. Sipas të......

“Presim rritje të çmimeve në vijim” - BSH: Konsumatorët, “pesimistë” për situatën ekonomike. Besimi në shërbime, me rritje
Pas një përmirësimi në muajt shkurt dhe mars, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rënies që përjetoi edhe në fillim të vitit. Sipas raportit të......

Ambasadori i BE, Gonzato takim me kreun e KQZ - “11 maji i rëndësishëm, zgjedhjet e para pas hapjes së negociatave”
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Pas takimit, ambasadori u......