Transporti ajror “vulos” suksesin/ Fluturimet u rritën me 34%, u regjistruan rreth 10.7 milionë pasagjerë
Sipas të dhënave më të fundit në vitin që lamë pas, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 373 mijë avionë, nga të cilët 82% të tyre e zë numri i mbikalimeve. Numri i fluturimeve në vendin tonë për vitin 2024 është regjistruar në rreth 69 mijë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 34%, krahasuar me një vit më parë.
Vetëm gjatë tremujorit të katërt numri i fluturimeve u regjistrua në 15 mijë, ndërkohë që numri i pasagjerëve nëpërmjet rrugëve ajrore llogaritet në 2.4 milionë, nga 1.8 që ishin një vit më parë. Krahasuar më të njetin tremujor të vitit të kaluar, numri i pasagjerëve u rrit me 26.2%.
Sipas të dhënave zyrtare nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës” ka patur rritje domethënëse në numrin e pasagjerëve, në kapacitetin e vendeve dhe në faktorët e ngarkesës, duke treguar një angazhim serioz për pasagjerët. Referuar shifrave, në vitin 2024, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur 48% më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër rekord prej 10.7 milionë pasagjerësh. Kjo rritje e jashtëzakonshme nënvizon rolin thelbësor që ka aeroporti në lehtësinë e udhëtimit dhe ofrimit të lidhjeve mes destinacioneve.
Nëse do të flisnim për volumin e mallrave, rezulton se përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2024 volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 625 ton.
Sondazh

Si do ndryshojë tregu i pronave në Shqipëri? Dokumenti/ Të drejta të qarta pronësie dhe sisteme eficiente regjistrimi
Qeveria parashikon një transformim të tregut të pronave në Shqipëri në funksion të zhvillimit të bizneseve dhe ekonomisë. Në programin e Reformave Ekonomike......

BE-ja zgjat sanksionet ndaj Rusisë për 6 muaj pasi Hungaria të hoqi kundërshtimet e saj!
Bashkimi Europian ra dakord për një zgjatje 6-mujore të hënën për një sërë sanksionesh që synojnë t'i privojnë Rusisë fondet për të financuar luftën e saj......

E marta “e zezë” e shoferëve - INSTAT: Vdekshmëria, 10.5 për 100 aksidente rrugore
Statistikat e publikuara nga INSTAT për periudhën janar- dhjetor 2024 tregojnë se janë regjistruar 1.666 aksidente, në krahasim me të njëjtën periudhë të......

Ku e merr “bukën” Shqipëria? Rreth 60% e peshës mbështetet vetëm në dy vende
Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e sasisë së importuar dhe rritje e sasisë së......

50 euro në vit për Karton Jeshil drejt Malit të Zi- Pritet shtim i shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare
Të gjithë makinat me targa shqiptare që udhëtojnë drejt Malit të Zi, nga shkurti do të kenë zbritje të çmimit të primit të sigurimit për “Karton Jeshil”.......

Kush e financon Organizatën Botërore të Shëndetësisë? Lista e donatorëve të saj më të mëdhenj!
Vendimi i Presidentit Donald Trump për të dalë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të thotë se agjencia e OKB-së po humbet financuesin e saj më të......

Emetohen për herë të parë obligacionet 20-vjeçare!
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare dhe sipas raportimeve flitet për një interes mjaft të lartë......

Pas vendimit të Trump për nënshtetësinë amerikane: Cilat vende europiane praktikojnë të drejtën e shtetësisë nga lindja?
Presidenti Donald Trump tha së fundmi se SHBA është i vetmi vend në botë që ofron shtetësi për një fëmijë të lindur në tokën e saj, pavarësisht nga kombësia......