Analiza Postuar më 16 Prill 2026, 11:10

Transformimi ekonomik, ku renditet Shqipëria? Stabiliteti financiar paraqitet pozitivisht, por e drejta e pronësisë “çalon”

Nga Eldiona Serani

Transformimi ekonomik, ku renditet Shqipëria? Stabiliteti financiar

Shqipëria renditet në vendin e 23-të për sa i përket transformimit ekonomik, mes 137 shtetesh të marra në shqyrtim. Gjendja e transformimit ekonomik, sipas indeksit të BTI-së, matet sipas shtatë kritereve, të cilat bazohen në një total prej 14 treguesish. Disa nga treguesit masin jo vetëm performancën ekonomike, por edhe politikën e konkurrencës dhe të drejtat e pronësisë. Indeksi gjithashtu përfshin sigurimin dhe kompensimin shoqëror, barazinë e mundësive dhe qëndrueshmërinë.

Në aspektin e zhvillimit socio-ekonomik, Shqipëria vlerësohet me 6 pikë, një tregues që nënvizon nevojën për përmirësim të mëtejshëm të standardeve të jetesës, të ardhurave dhe aksesit në shërbime cilësore për qytetarët.

Nga ana tjetër, organizimi i tregut dhe niveli i konkurrencës paraqiten si një pikë e fortë, me 8.3 pikë. Ky rezultat sugjeron një mjedis relativisht të hapur dhe funksional për biznesin, ku ndërmarrjet operojnë në kushte konkurruese dhe me më pak barriera krahasuar me fusha të tjera.

Edhe më pozitiv paraqitet stabiliteti monetar dhe fiskal, i cili vlerësohet me 8.5 pikë. Ky indikator tregon se vendi ka arritur të ruajë një nivel të qëndrueshëm të politikave financiare, duke menaxhuar inflacionin dhe borxhin publik në mënyrë relativisht të kontrolluar.

Megjithatë, një nga pikat më problematike mbetet ajo e pronës private, e cila vlerësohet me vetëm 6.5 pikë. Kjo tregon se çështjet që lidhen me të drejtat e pronësisë, regjistrimin dhe sigurinë juridike vazhdojnë të jenë sfiduese dhe kërkojnë reforma më të thella institucionale. Sa i përket regjimit të mirëqenies, Shqipëria merr 7.5 pikë, duke reflektuar një nivel mesatar të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve publike.

Në aspektin politik dhe institucional, Shqipëria renditet në vendin e 20-të, me një vlerë totale prej 7.7 pikësh, duke treguar një performancë relativisht të qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera në listë. Një nga pikat më të forta është funksionimi i shtetit (“stateness”), i cili vlerësohet me 9.5 pikë, duke reflektuar kontroll të mirë institucional dhe kapacitet të shtetit për të ushtruar autoritetin në territor.

Transformimi ekonomik, ku renditet Shqipëria? Stabiliteti financiar

Transformimi ekonomik, ku renditet Shqipëria? Stabiliteti financiar

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat