Tiranë, dyfish më shumë bebe se Fieri dhe Elbasani/ Sipas INSTAT, lindjet regjistruan rënie në të gjithë qarqet e vendit
Tendenca e rënies së lindjeve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e dukshme, duke përfshirë të gjitha qarqet e vendit. Të dhënat e fundit tregojnë një përkeqësim të treguesve demografikë, duke reflektuar ndikimin e faktorëve të tillë si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe ndryshimet në strukturën sociale dhe ekonomike.
Sipas statistikave zyrtare për vitin 2024, Tirana ka regjistruar numrin më të lartë të lindjeve, me 5,448, duke përbërë 24.3% të totalit. Ky numër është më shumë se dyfishi i Fierit (2,399) dhe Elbasanit (2,091), të cilët renditen menjëherë pas kryeqytetit, duke kontribuar përkatësisht me 9.6% dhe 8.3% të totalit.
Po ashtu, ndër qarqet me numër të konsiderueshëm lindjesh përfshihen edhe Durrësi (1,943 lindje) dhe Shkodra (1,652 lindje), të cilat, megjithëse shfaqin ende një popullsi relativisht të madhe, nuk arrijnë të shmangin tendencën e përgjithshme rënëse.Në kontrast, qarqet me numrin më të ulët të lindjeve janë Dibra me 818 lindje , i ndjekur nga Gjirokastra me 671 lindje dhe Kukësi, me vetëm 489 lindje.
Një analizë krahasimore mes viteve 2023 dhe 2024 evidenton një rënie të ndjeshme të lindjeve në të gjitha qarqet. Tirana ka pësuar rënien më të madhe absolute, me 1,009 lindje më pak, duke dëshmuar se ulja e lindshmërisë nuk është më një fenomen i kufizuar vetëm në zonat rurale, por po prek edhe qendrat urbane më të populluara. Në terma nominalë, Korça ka pësuar rënien më të madhe, me një tkurrje prej 28.8%, e ndjekur nga Gjirokastra me 22.9% dhe Dibra me 20.3%
Nga ana tjetër, qarqet me një tendencë disi më të qëndrueshme përfshijnë Vlorën dhe dhe Fierin, ku lindjet ranë me 13.8% dhe 14.2% përkatësisht. Edhe në një krahasim afatgjatë me vitin 2022, trendi mbetet shqetësues. Gjirokastra është qarku që ka shënuar rënien më të thellë me 91.39%, më pas renditen Korça dhe Shkodra me 17% dhe 12% lindje më pak respektivisht.Ndërsa një rritje e lehtë e evidentuar në Kukës, me 0.2% më shumë lindje, është e papërfillshme për të ndikuar pozitivisht në balancën e përgjithshme demografike.
Sondazh

Greqia, mbështetje për sipërmarrësit e vegjël- Kredi të favorshme deri në 25,000 euro për bizneset e vogla dhe të mesme
Fondi i Ri i Mikrokredive në Greqi, i cili është pjesë e Fondit të Sipërmarrjes TEPIX III, është në funksion të plotë prej rreth dy javësh dhe do të......

Central i madh diellor në Fier- Miratohet projekti me fuqi 21 MW, 2% të energjisë do ia japë falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali diellor të madh në Sheq Marinas të Fierit. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të......

Profesionistët e lirë, kur tatohen me 23% të të ardhurave?- Shembulli/ Kush ka më pak se tre klientë quhet i punësuar
Pavarësisht se të vetëpunësuarit nuk tatohen mbi fitimin, për ata që kanë një numër të kufizuar klientësh, norma tatimore mund të shkojë deri 23 %. Udhëzimi......

Kush mund të tregtojë armë në Shqipëri?- Qeveria vendos kritere të reja për licencimin
Qeveria ka miratuar vendimin që ka për qëllim të rregullojë procesin e licencimit dhe autorizimit të operatorëve ekonomikë që merren me veprimtarinë e......

“Rikthimi” i erës mund të kufizojë përdorimin e gazit- Prodhimi ra me 7% në janar, duke favorizuar burimet alternative
Prodhimi i energjisë elektrike nga era në të gjithë Evropën ra me mbi 7% në janar nga i njëjti muaj i vitit 2024, duke privuar prodhuesit rajonalë të......

Italia, projektligj për reduktimin e orarit të punës- Nga 40 në 32 orë në javë, propozimi përfshin ulje kostosh për punëdhënësit
Italia po diskuton një projektligj që parashikon reduktimin e orarit të punës nga 40 në 32 orë në javë, duke ruajtur të njëjtën pagë. Kjo përfshin dhe......

Banka Botërore i jep 120 milionë dollarë Shqipërisë- Mbështetje për reformat. Tre sektorët që përfitojnë
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër (DPL), me një financim prej......

Google konsumoi rreth 23 mld litra ujë në 2024- Burimet ujore u përdorën për qendrat e të dhënave të kompanisë
Qendrat e të dhënave të Google në mbarë botën konsumuan 22.7 miliardë litra ujë në vitin 2024. "Raporti i Mjedisit" i kompanisë tregoi një rritje vjetore......