Thellohet deficiti tregtar me 12.2% në Mars/ Eksportet, në rritje të nxitura nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike

Eksportet e mallrave vijuan rritjen edhe në muajin mars, duke dhënë sinjale të moderuara stabilizimi për tregtinë e jashtme, por paralelisht edhe importet patën një zgjerim të fortë duke thelluar kështu deficitin tregtar.
Sipas të dhënave zyrtare, në muajin mars 2026 eksportet arritën vlerën 32.7 miliardë lekë, duke u rritur me 4.1%, krahasuar me marsin e një viti më parë dhe me 5.6% në krahasim me shkurtin. Nga ana tjetër, importet arritën në 80.3 miliardë lekë, me një rritje prej 8.8% në terma vjetorë dhe 17.9% në raport me muajin pararendës.
Rritja e eksporteve është mbështetur kryesisht nga disa grupe të caktuara mallrash. Kontributin më të madh pozitiv e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me 5.0 pikë përqindje, ndikuar nga rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, të ndjekura nga makineritë dhe pajisjet me 1.6 pikë përqindje dhe materialet e ndërtimit dhe metalet me 0.6 pikë përqindje, duke treguar një varësi të vazhdueshme nga sektorë specifikë.
Në të kundërt, sektorët tradicionalë vijuan të japin sinjale dobësie. Tekstilet dhe këpucët ndikuan negativisht me 1.9 pikë përqindje, ndërsa ushqimet, pijet dhe duhani me 0.8 pikë përqindje, duke reflektuar vështirësi në sektorët me peshë të madhe në punësim dhe prodhim vendas.
Nga ana tjetër, rritja e importeve është nxitur kryesisht nga zgjerimi i blerjeve për makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, që kontribuan me 3.2 pikë përqindje, si dhe nga ushqimet, pijet dhe duhani dhe materialet e ndërtimit dhe metalet, duke sugjeruar rritje të kërkesës për investime dhe konsum të brendshëm.
Rritja e importeve në mars nuk duket të ketë lidhje të fortë me luftën, pasi përveçse u ngjitën në 80.3 miliardë lekë, nga 73.8 miliardë lekë një vit më parë, ato u rritën edhe me rreth 18.8% në peshë, duke sinjalizuar shtim të volumit të mallrave të blera nga jashtë.
Por, te lëndët djegëse minerale dhe vajrat minerale rritja e importeve duket të jetë ndikuar më shumë nga çmimet sesa nga sasia. Në mars, vlera e importeve të këtij grupi u rrit në rreth 7.55 miliardë lekë, nga 7 miliardë lekë një vit më parë, ndërsa pesha ra në 84.7 milionë kg, nga 97.5 milionë kg. Kjo tregon se në këtë kategori ndikimi i kostove ndërkombëtare mbetet më i dukshëm, në një kohë kur tregjet e energjisë vijojnë të ndikohen nga tensionet gjeopolitike.
Si rezultat i këtyre dinamikave, deficiti tregtar arriti në 47.6 miliardë lekë, duke u rritur me 12.2% krahasuar me marsin e vitit të kaluar dhe me 28.2% në raport me shkurtin, duke konfirmuar presionin e vazhdueshëm nga importet më të larta.
Në aspektin e tregjeve, eksportet shqiptare shënuan rritje drejt Kosovës me 7.2% dhe Greqisë me 38.3%, ndërsa rënie u regjistrua drejt Italisë me 7.0% dhe Spanjës me 74.3%, duke reflektuar luhatje në tregjet kryesore europiane. Nga ana tjetër, importet u rritën ndjeshëm nga Kina me 33.3% dhe Gjermania me 15.3%, ndërsa ranë nga Italia dhe Turqia.
Vizitorët në strukturat akomoduese, rritje me 9.7%/ Italia vijon të mbetet burimi kryesor i turistëve
Gjatë muajit shkurt në Shqipëri qëndruan në strukturat akomoduese rreth 156 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë......
Kur mund t’ju bllokohen llogaritë bankare? - Agjencia e Inteligjencës Financiare, në “lupë” transaksionet. Të drejtë pezullimi
Agjencia e Inteligjencës Financiare do të ketë kompetenca të plota të pezullojë përdorimin e llogarive bankare nga individë dhe biznese si dhe të pezullojë......
“Dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë” - Kreu i IEA, Birol: Të përgatitemi për çmime edhe më të larta
Do të duhen rreth dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë të humbur në Lindjen e Mesme nga konflikti atje, u shpreh Fatih Birol, kreu i Agjencisë......
Cilat janë punët e së ardhmes për të rinjtë? - "Inxhinier i inteligjencës artificiale", pozicioni më i lakmuar
Rritja e inteligjencës artificiale (IA) po ngre shqetësime në lidhje me humbjen e mundshme të vendeve të punës, por sipas LinkedIn, ajo po krijon gjithashtu......
Sa u rrit numri i fluturimeve komerciale gjatë Marsit? Shqipëria kryeson renditjen duke lënë pas rajonin dhe Europën
Numri i fluturimeve komerciale konsiderohet një nga treguesit më të rëndësishëm për të matur zhvillimin e turizmit dhe nivelin e lidhjes së një vendi me......
Tatimet, sms qytetarëve me prona në AirBnB - Deklaroni të ardhurat dhe korrigjoni deklaratat! Paralajmërohen penalitete
Administrata tatimore ka identifikuar individët të cilët japin banesa me qira afatshkurtër dhe krijojnë të ardhura përmes platformës AirBnB. Në një njoftim......
9 nga 10 bankierë fitojnë të paktën 1 mln euro/vit - Raporti i Autoritetit Bankar Evropian: Më të paguarit, kryesisht meshkujt
Bankierët më të paguar të Evropës mbeten kryesisht meshkuj, pavarësisht një grupi në rritje të personave që fitojnë nga miliona euro, tregoi një raport nga......
Digjitalizohen 90% e kartelave të pronësisë - ASHK: I gjithë procesi përfundon në muajin qershor
Rreth 90% e kartelave të pasurisë në të gjithë vendin janë tashmë të digjitalizuara. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se brenda muajit qershor......


