Analiza Postuar më 10 Nëntor 2025, 11:22

Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe mosha, aq më e lartë pjesëmarrja

Nga Xhorxhina Deda

Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe

Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334,539 mijë qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ deri në orën 18:00, vetëm 50,469 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, ose 18.45% e zgjedhësve. Kjo është pjesëmarrja më e ulët, duke dëshmuar shenjë të konsumimit të sistemit politik.

Të dhënat e raportuara tregojnë qartë se pjesëmarrja në votime mbetet e lidhur ngushtë me moshën, duke konfirmuar se sa më e madhe të jetë ajo, aq më e lartë është gjasat që qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Në të gjitha rastet e analizuara, nga Berati, Tepelena, Vlora, Mati dhe Cërriku, grupmoshat më të moshuara dominojnë qartësisht, ndërsa të rinjtë vazhdojnë të tregojnë indiferencë të theksuar ndaj kutive të votimit.

Në Berat, përqindja më e lartë e pjesëmarrjes i përket grupmoshës mbi 65 vjeç me 29.26%, ndjekur nga ajo 55-64 vjeç me 26.62%. ndërsa të rinjtë 18-24 vjeç renditen të fundit me vetëm 11.86%. Një tendencë e ngjashme vërehet edhe në Tepelenë, ku përqindjet janë shumë më të larta në përgjithësi, por me të njëjtin raport mes brezave: 65+ arrin 51.71%, 55-64 vjeç 46.21%, ndërsa më të rinjtë nën 34 vjeç nuk kalojnë 25%.

Në Vlorë, ku pjesëmarrja e përgjithshme është më e ulët, tabloja mbetet e njëjtë. Grupmosha mbi 65 vjeç ka 18.57%, pasuar nga 55-64 me 16.77%, ndërsa tek të rinjtë përfshirja bie ndjeshëm, duke zbritur në vetëm 7.87% për moshat 18-24 dhe 8.36% për 25-34 vjeç. Këto shifra tregojnë se edhe në zona më të mëdha urbane, brezi i ri mbetet më pak i pranishëm në proceset demokratike.

Në tërësi, të dhënat nga të gjitha bashkitë nxjerrin në pah një hendek të qëndrueshëm mes brezave. Pjesëmarrja rritet dukshëm pas moshës 45 vjeç dhe arrin kulmin tek të moshuarit, ndërsa grupmoshat e reja mbeten dukshëm më pasive. Ky model i përsëritur tregon se përfshirja politike në Shqipëri është më e fortë tek brezat që kanë përjetuar më gjatë proceset elektorale dhe kanë një lidhje më tradicionale me votën, ndërsa të rinjtë kërkojnë forma të reja angazhimi dhe përfaqësimi për t’u ndjerë pjesë e drejtpërdrejtë e vendimmarrjes publike.

Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe

Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe 

Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe

 

Shqipëria 10 Nëntor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket se ka humbur pikë gjatë fundjavës duke regjistruar zbritje në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat