Të rinjtë në tregun e punës/ 7 mijë të punësuar më pak krahasuar me vitin që shkoi

Të rinjtë në Shqipëri po përballen me një treg pune që ka ndryshuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit 2026, në Shqipëri rezultojnë afro 170 mijë të punësuar të grupmoshës 15–29 vjeç. Një vit më parë, në të njëjtin tremujor, numri i të rinjve të punësuar ishte rreth 177 mijë. Kjo do të thotë se brenda një viti janë regjistruar rreth 7 mijë të punësuar më pak në këtë grupmoshë, ose një rënie prej 4%. Ndërkohë numri i të rinjve të punësuar u rrit krahasuar me tremujorin e parë me gati 3,200 persona, ose 1.9%.
Ndërkohë, numri i të papunëve të rinj është rritur nga rreth 31 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2025, në 36 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2026. Rritja është rreth 5,100 persona, ose 16.1%, duke treguar se më shumë të rinj janë jashtë punës, pavarësisht se janë pjesë e forcës së punës. Edhe me tremujorin e pare të vitit ka një rritje të numrit të të rinjve të papunë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se numri i të rinjve inaktivë, pra atyre që nuk janë as të punësuar dhe as në kërkim të një pune, ka rënë nga afro 196 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2025 në rreth 189 mijë në nisje të vitit dhe 183 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2026. Kjo mund të lidhet me ndryshimet në pjesëmarrjen e të rinjve në arsim por edhe me emigracionin.
Në total, forca e punës për moshën 15–29 vjeç, e cila përfshin të punësuarit dhe të papunët që kërkojnë punë, ka rënë nga 209 mijë persona në tremujorin e dytë të vitit 2025 në 207 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2026. Pra, pavarësisht rritjes së numrit të të papunëve, numri i përgjithshëm i të rinjve aktivë në tregun e punës është pak më i ulët.
Ndryshimet në tregun e punës për të rinjtë vijnë në një periudhë kur punësimi, emigrimi dhe zgjedhjet profesionale janë ndër çështjet më të rëndësishme për këtë grupmoshë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sfida nuk lidhet vetëm me gjetjen e një vendi pune, por edhe me numrin e të rinjve që marrin pjesë në tregun e punës dhe mundësitë e tyre për të ndërtuar një karrierë në Shqipëri.
Çfarë ofron “afterschool”? - Klube artistike, kompeticione dhe trajnues me eksperiencë
Programi “Pas Shkolle” nuk do të shërbejë vetëm për qëndrimin e nxënësve në shkollë përtej orarit mësimor, por do t’u krijojë atyre mundësi për të zhvilluar......
Kina, laboratori i ri i botës - Robotë, IA dhe fabrika të automatizuara tërheqin biznesin global
Kina po kthehet në një destinacion të ri për investitorët dhe drejtuesit e kompanive që duan të shohin nga afër teknologjitë që po ndryshojnë industrinë. Në......
SHBA, alarm për rreziqet e IA - Paralajmërimet për zhdukjen e njerëzimit shtojnë presionin për rregulla të reja
Shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale po shtohen në SHBA, pasi studiues të sigurisë së IA paralajmërojnë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë......
40 zjarre në 24 orë, flakët ende aktive - Dajti, Dibra, Shkodra e Mallakastra mbeten në fokus të ndërhyrjeve
40 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 6 vatra vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje,......
Demo, ministër i Brendshëm - Zëvendëson Lamallarin. Çështjet e pushtetit vendor, nën të njëjtën strukturë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i ministrisë, ndërsa në vend......
260 mln euro për energjinë - Kroacia miraton paketën për të frenuar rritjen e faturave për familjet dhe bizneset
Qeveria e Kroacisë ka miratuar një paketë masash me vlerë 260 milionë euro, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë, të nxitur nga......
Inflacioni në Kosovë, 7.3% - Transporti dhe energjia kryesojnë rritjen e çmimeve në gusht
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7,3%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të......
Hidrogjeni kalon 130 mld Usd - Investimet rriten, por kostot mbeten pengesë
Investimet globale në projekte të hidrogjenit të pastër kanë kaluar shifrën e 130 miliardë dollarëve, teksa qeveritë po e shohin gjithnjë e më shumë këtë......

