Të parët në rajon për punësimin me kohë të pjesshme/ Pensionistët, gjithashtu pjesë e fuqishme në treg

Puna me kohë të pjesshme është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për shumë shqiptarë. Për ata që kanë angazhime të tjera, studime apo thjesht kërkojnë një burim shtesë të ardhurash, puna me kohë të pjesshme po bëhet zgjidhja ideale. Vitet e fundit, me zgjerimin e tregut të punës dhe me rritjen e mundësive për punë nga shtëpia, kjo formë punësimi është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2024 për personat 20-64 vjeç përqindja e të punësuarve me kohë të pjeshme ndaj të punësuarve gjithsej është 12.7%, për këtë grupmoshë. Ndërkohë në BE rezulton se 17.1% punonin me kohë të pjesshme. Punët me kohë të pjeshme në vend cilësohen ato vende pune ku ka më pak se 35 orë pune.
Ashtu si në vendin tonë, edhe në Bashkimin Europian vërehet se gratë janë ato që mbajnë përqindjen më të lartë të punësimit me kohë të pjesshme. Kjo lidhet shpesh me angazhimet familjare, kujdesin për fëmijët apo nevojën për të balancuar jetën profesionale me atë personale.
Nëse këto të dhëna krahasohen edhe me vendet e tjera të rajonit, rezulton se Shqipëria qëndron në krye të listës për përqindjen më të lartë të punësimit me kohë të pjesshme. Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, në Serbi përqindja e të punësuarve me kohë të pjesshme është vetëm 5.9%, ndërsa shumë më poshtë renditet Bosnje& Hercegovina, me vetëm 2.5% të qytetarëve që punojnë part-time.
Ndërkohë, në nivel europian, Holanda dhe Austria janë vendet që kryesojnë për përqindjen më të lartë të punësimit me orare të shkurtuara, duke e kthyer këtë formë pune në një pjesë të natyrshme të tregut të tyre të punës. Në anën tjetër, Bullgaria mban përqindjen më të ulët të të punësuarve me kohë të pjesshme, e ndjekur nga Bosnja-Hercegovina dhe Rumania.
Megjithatë, ky trend nuk kufizohet vetëm tek të rinjtë edhe grupmoshat e tjera po e përqafojnë këtë mënyrë fleksibël punësimi. Nëse shohim të dhënat e INSTAT vërehet se grupmosha e pensionistëve është aktive në tregun e punës me kohë të pjesshme, rezulton se për personat mbi 65 vjeç përqindja e punësimit part-time ndaj të punësuarve gjithsej për atë grupmoshë është 43.9%, çka tregon se puna me kohë të pjeshme është një alternative e mire për ta. Shumë të moshuar zgjedhin të punojnë për të qëndruar të angazhuar, për të ruajtur rutinën dhe pas daljes në pension.
Live TV
A po hezitojnë shqiptarët për pushime jashtë vendi? - Zani: Shqipëria po shihet si destinacion alternativ nga të huajt
Pasiguritë dhe zhvillimet e fundit në rajon duket se po ndikojnë drejtpërdrejt edhe te planet e pushimeve. Këtë verë, shqiptarët po tregohen më të rezervuar......
Shtëpia në Shqipëri, më e vështirë për vendasit sesa për të huajt/ Eurostat: Shqiptarët përballen më shpesh me vështirësi strehimi
Mes rritjes së çmimeve të banesave dhe vështirësisë për të përballuar qiratë apo kreditë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë rezulton se ka hasur......
Airbnb në Shqipëri po shkon drejt luksit? Riviera kryeson me tarifa deri në 200 euro nata në kulm sezoni
Tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po hyn në një fazë më të sofistikuar, ku mundësitë më të mëdha nuk qëndrojnë vetëm tek volumi, por tek segmentet e......
“Nuk ka patur dhe nuk ka bllokim” - Procesi i negociatave, ministri Hoxha: Vijojmë me durim reformat
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk ka bllokim apo veto, nga asnjë anëtar i unionit. Kjo u theksua nga ministri për Evropën dhe Punët e......


