Të huajt preferojnë Shqipërinë edhe në dimër/ Rreth 14.5% më shumë në janar. Shtohen vizitorët nga Afrika, Azia dhe Europa
Shqipëria po vijon të konsolidohet si një destinacion turistik që nuk tërheq vizitorë vetëm në sezonin klasik të verës por gjatë gjithë vitit. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se gjatë muajit janar 2025 kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjithsej 1.158.204 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga totali i hyrjeve, 51.6% i përkasin shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 10.6%, ndërsa pjesa tjetër janë shtetas të huaj, të cilët kanë shënuar një rritje prej 14.5% krahasuar me janarin e vitit 2024. Në të njëjtën periudhë, numri i daljeve nga territori shqiptar ka arritur në 1.3 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Një analizë më e detajuar e hyrjeve sipas rajoneve të origjinës tregon një zgjerim të ndjeshëm të bazës turistike, me një rritje të konsiderueshme të vizitorëve nga pothuajse të gjithë rajonet e globit. Afrika ka regjistruar rritjen më të madhe, me 134.8%, më pas ndjek Azia e Jugut me një rritje prej 116.7%, ndërkohë që rajone të tjera si Lindja e Mesme, Azia Lindore dhe Amerika kanë tentuar të zgjerohen në një masë më të vogël.
Megjithatë, Europa mbetet tregu kryesor i turizmit shqiptar, duke përfaqësuar 97% të hyrjeve të shtetasve të huaj. Në janar 2025, janë regjistruar mbi gjysëm million hyrje nga vendet europiane, me një rritje prej 14.3% krahasuar me një vit më parë.
Në aspektin e qëllimit të vizitës, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj kanë qenë për qëllime personale, ku dominojnë udhëtimet për pushime, vizita familjare dhe aktivitete turistike. Po ashtu, një rritje e konsiderueshme është vënë re në hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale.
Rritja e vazhdueshme e numrit të vizitorëve gjatë gjithë vitit është një tregues pozitiv për ekonominë dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri. Vitet e fundit, vendi ynë ka dëshmuar potencialin e tij për t’u afirmuar si një nga destinacionet më tërheqëse jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
Sondazh

Nis shlyerja e borxheve të ujësjellësve - Balluku: Lajm i mirë për ekonominë, tregon konsolidimin e sektorit
Borxhet e akumuluara nga qytetarët për furnizimin me ujë kanë filluar të shlyhen. Lajmi është dhënë nga Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i......

Si ndikoi turizmi në rritjen e konsumit? - Buxheti siguron 137 milionë euro më shumë nga TVSH-ja
Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime brenda vendit përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare të......

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare!
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se Shqipëria është zgjedhur në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare (IALA) fakt ky që tregon......

Vota e diasporës: Propozohet shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri në fund të majit!
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot Aktin Normativ “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë......

Rrjet mashtrimi me subvencionet e BE-së me vlerë 160 milionë euro! 22 të arrestuar
Policia çeke ka arrestuar 22 individë të dyshuar për korrupsion dhe mashtrim të subvencioneve të BE-së me vlerë të paktën 160 milionë euro në sektorin e......

Trump “frenon” investimet kineze - Premton të zbatojë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se do të vazhdojë me tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës muajin e ardhshëm dhe do të shtrëngojë rregullat e......

Ndryshon TVSH-ja për sektorin bujqësor - Braçe: Favorizohet prodhimi vendas dhe i shërben formalizimit të sektorit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin e TVSH-së për sektorin e bujqësisë, të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Nisma......

Sa borxh të brendshëm ka Shqipëria? - Rreth 73% e tij është në obligacione. Bankat, mbajtësit kryesorë
Borxhi i brendshëm ka arritur në nivelet më të larta gjatë vitit të kaluar. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, ky stok vlerësohet të......