Të dytët në Evropë për regjistrimin e bizneseve/ Eurostat: Me 146.9 pikë, Shqipëria renditet vetëm pas Greqisë
Shqipëria renditet në vendin e dytë në Europë për indeksin e regjistrimeve të bizneseve në tremujorin e dytë të vitit 2026, me 146.9 pikë, sipas të dhënave të Eurostat. Indeksi mat regjistrimet e bizneseve në industri, ndërtim dhe shërbime të tregut dhe ka si vit bazë 2021-shin.
Me këtë rezultat, Shqipëria renditet vetëm pas Greqisë, me 148.4 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Çekia me 142.1 pikë. Më pas vijnë Kroacia me 137.5 pikë, Lituania me 130.9, Portugalia me 128.6, Spanja me 126.1 dhe Franca me 120.1 pikë.
Në krahasim me mesataren europiane, diferenca është e dukshme. Bashkimi Europian regjistroi një indeks prej 110.9 pikësh, ndërsa eurozona 113.2 pikë. Shqipëria rezulton kështu rreth 32.4% mbi mesataren e BE-së në këtë tregues.
Megjithatë, shifra e lartë e indeksit nuk do të thotë se regjistrimet u rritën gjatë tremujorit të dytë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2026, regjistrimet e bizneseve në Shqipëri ranë me 1.9%. Pra, edhe pse vendi vijon të ketë një nivel shumë të lartë të indeksit në raport me vitin bazë 2021 dhe me shumicën e vendeve europiane, tremujori i dytë solli një tkurrje të regjistrimeve.
Eurostat thekson se këto të dhëna paraqiten si indeks për të bërë më të krahasueshme të dhënat mes vendeve, pasi rregullat administrative për regjistrimin e bizneseve ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Regjistrimet konsiderohen një tregues i hershëm i interesit për krijimin e aktivitetit ekonomik, por nuk janë të njëjta me hapjet e ndërmarrjeve, të cilat maten mbi bazën e nisjes faktike të aktivitetit ekonomik.
iute diversifikon ekosistemin e financave digjitale me platformën e re të blerjeve iuteMarket
iute Group ka zgjeruar ekosistemin e saj të bankingut digjital me iuteMarket, shërbimin e dedikuar për “shopping” apo blerjet online, e integruar në......
Lamallari: Në Policinë e Shtetit do të ngrihet njësi e re për Krimet Mjedisore
Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në......
Ministri Karakaçi inspekton punimet në autostradën Tiranë-Durrës: Synojmë përfundimin para afatit
Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor. Pas hapjes së gjashtë kilometrave të parë tashmë punimet......
AKBN: 520 leje minerare aktive - Kromi dominon aktivitetin minerar me mbi 40%, 35% janë për gur gëlqeror
Në vendin tonë rezultojnë aktive 520 leje minerare, ndërsa kromi vijon të dominojë aktivitetin në këtë sektor. Të dhënat e përditësuara nga Agjencia......
Paratë shtohen në qarkullim - BSH: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari
Më shumë para po qarkullojnë në ekonominë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut, paratë në qarkullim arritën në rreth......
Nga Serbia në Shqipëri, Ballkani përballë flakëve/ Cili vend i rajonit ka humbur më shumë hektarë deri tani?
Vapa dhe thatësira kanë rikthyer zjarret në qendër të emergjencave të verës, ndërsa gushti mbetet periudha kur rreziku për përhapjen e flakëve është më i......
Korriku “favorizon” eksportet, por tekstilet vijojnë rënien/ Mallrat shqiptare gjejnë më shumë treg në Greqi gjatë muajit të shtatë
Eksportet shqiptare vijuan rritjen edhe në muajin korrik, të mbështetura kryesisht nga materialet e ndërtimit, metalet dhe grupi i mineraleve, lëndëve......
17% më shumë vizitorë në strukturat akomoduese/ Polakët rikthehen sërish mes turistëve më të shumtë në sezon
Të dhënat e INSTAT për muajin qershor tregojnë një tjetër muaj pozitiv për turizmin në Shqipëri. Numri i vizitorëve të regjistruar në strukturat akomoduese......

