Analiza Postuar më 10 Tetor 2025, 11:06

Si qëndrojnë shqiptarët në raportin punë-jetë? Ruajmë ekuilibër të mirë, ndërsa amerikanët përballen me ditët më të gjata të punës

Nga Eldiona Serani

Si qëndrojnë shqiptarët në raportin punë-jetë?

Balanca midis punës dhe jetës në këtë periudhë është bërë një faktor i rëndësishëm sa i përket jetës sociale.
Një anketë globale e revistës CEOWORLD shqyrtoi mbi 962,500 punonjës me kohë të plotë nga 196 vende. Anketa vlerësoi faktorë të ndryshëm, duke përfshirë numrin e orëve të punës, kohën e udhëtimit për në punë, oraret e gjumit, gjatësinë e ditës së punës dhe kënaqësinë e përgjithshme me ekuilibrin midis punës dhe jetës personale.

Nëse i referohemi të dhënave për Shqipërinë, rezulton se raporti mes punës dhe jetës është mjaft pozitiv. Shqipëria renditet në vendin e 96-të, me 72.41 pikë, duke u cilësuar si një vend që ka një raport mesatarisht të mirë midis orëve të punës dhe jetës personale.

Sa i përket vendeve të rajonit, situata paraqitet ndryshe: Mali i Zi renditet në vendin e 69-të me 78.48 pikë, ndërsa Bosnje-Hercegovina në vendin e 71-të me 77.19 pikë. Serbia dhe Maqedonia e Veriut renditen përkatësisht në vendin e 82-të dhe 75-të, me rezultate të afërta me atë të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, duket se njerëzit në Shtetet e Bashkuara përballen me më shumë sfida në këtë drejtim. Ata nuk janë të vetëm, pasi punonjësit në Finlandë, Gjermani dhe Australi gjithashtu raportojnë vështirësi të ngjashme.

Megjithëse punonjësit në SHBA kanë, mesatarisht, kohë më të shkurtra udhëtimi për në punë sesa punonjësit në vendet e tjera të anketuara, ata pritet të punojnë orë më të gjata në zyrë. Kjo bën që amerikanët të kenë ditët më të gjata të punës në botë, duke dëmtuar ndjeshëm ekuilibrin e tyre midis punës dhe jetës personale, sipas raportit.

Nga ana tjetër, Zvicra paraqitet me një raport shumë të mirë pune-jetë, duke u renditur ndër vendet me balancën më të qëndrueshme në këtë aspekt.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat