Si performoi ekonomia në vitin 2024? Shqipëria në shifra. Udhëtimi ekonomik mes rritjes dhe sfidave
Në përgjithësi, viti 2024 ka qenë një vit pozitiv për ekonominë shqiptare, me rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësime në disa sektorë kyç. Megjithatë, sfidat mbeten në sektorët e bujqësisë dhe industrisë, të cilët kërkojnë vëmendje të veçantë për të siguruar një rritje të qëndrueshme në të ardhmen.
Ndikim të ndjeshëm në këtë përmirësim ka patur sektori i turizmit, një trend që ka vijuar që në muajt e parë të këtij viti, i cili ishte dhe viti më pozitiv sa i përket këtij sektori dhe ndikimit të tij në ekonominë e vendit.
Gjithashtu, investimet e huaja direkte vijuan trendin rritës duke arritur rekord historik sa i përket nëntëmujorit të vitit 2024. Sipas shifrave të "Bankës së Shqipërisë" vlera arriti një shifër prej 1.16 miliardë eurosh, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Krahasuar më të njejtën periudhë të vitit të kaluar vlera e ivestimeve të huaja direkte u rrit me 5% në vitin 2024.
Nga ana tjetër, remitancat po ashtu regjistruan rekord historik me një vlerë prej 772.3 milionë eurosh përgjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2024.
Një tjetër shifër, që shënoi rekord po ashtu është edhe treguesi i të ardhurave nga turizmi. Nëse marrin në konsideratë nëntë muajt e parë të vitit, të dhënat më të fundit zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 3.85 miliardë eurosh.
Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 878 milionë euro në tremujorin e tretë të vtit 2024. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 1 miliardë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tremujorin e tretë të vitit.
Në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3.98% sa i pëket mesatares së përiudhës Janar-Shtator, ndërkohë inflacioni ka qenë i kontrolluar, me një mesatare prej 2.2% për periudhën Janar-Nëntor, duke u rikthyer në objektivin e Bankës Qëndrore Shqiptare. Rritja ekonomike ka ardhur kryesisht nga disa faktorë që përfshijë ndërtimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme, konsumin e brendshëm dhe turizmin, që kishte ndikimin më të madh sa i përket shifrave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2024.
Nga ana tjetër, paga mesatare për një të punësuar me pagë përgjatë vitit 2024, konkretitsht për periudhën Janar-Shtator, u vlerësua në rreth 75 mijë lekë. Nga të dhënat e “Institutit të Statistikave” pagat në sektorin shtetëror janë rritur më shumë se pagat në sektorin privat. Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat në vitin 2024 vlerësohet në rreth 69 mijë lekë, ndërkohë për sektorin shtetëror vlerësohet në rreth 89 mijë lekë ose rreth 18% më e lartë.
Një tjetër tregues i rëndësishëm që vlen për t’u përmendur përgjatë vitit 2024 është edhe kursi i këmbimit. Gjatë vitit 2024, kursi i këmbimit në Shqipëri ka pasur luhatje duke reflektuar një forcim të ndjeshëm të monedhës vendase. Kursi i këmbimit është një tregues i rëndësishëm ekonomik që ndikon në tregtinë ndërkombëtare, investimet dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Në Shqipëri, kursi i këmbimit përcaktohet nga tregu i lirë, ku vlera e lekut shqiptar (ALL) kundrejt monedhave të huaja përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në tregun valutor.
Kursi mesatar i këmbimit për euron (EUR) ka qenë rreth 100.9 lekë për euro pëgjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit 2024. Përgjatë dy viteve të fundit flukset valutore hyrëse në ekonominë shqiptare në formën e investimeve të huaja, remitancave apo edhe të ardhurave nga turizmi kanë qenë të larta dhe kursi i këmbimit është një nga treguesit e ndjeshëm ndaj zhvillimeve të lartpërmëndura. Pra, nga një përllogaritje e thjeshtë, përmes kanaleve formale të lartpërmendura, në vendin tonë, në vitin 2024, duke marrë në konsideratë të dhënat e disponueshme deri më tani, kanë hyrë mbi 5 miliardë euro, pa përmendur këtu kanalet informale të injektimit të parasë në treg që janë gjithashtu faktor ndikues në raportin e këmbimit të monedhave të huaja kundrejt lekut.
Megjithatë, mbiçmimi i lekut dhe nga ana tjetër nënçmimi i monedhës së përbashkë europiane pati të humburit dhe të fituarit. Ndër më të humburit e kësaj situate ishin familjet dhe eksportuesit shqiptarë.
Këtë e tregojnë të dhënat e tregtisë së jashtme për njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2024. Eksportet e mallrave arritën vlerën 347 mld lekë, duke u ulur me 13.9% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 816 mld lekë, duke u rritur me 2.0%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 469 mld lekë, duke u rritur me 18.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Grupet kryesore që ndikuan negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,7 pikë përqindje.
Ndërkohë, nga ana tjetër, sa i përket treguesve kryesorë të sekorit financiar situata reflekton një zhvillim të qëndrueshëm dhe besim të shtuar.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit Nëntor të vitit 2024, totali i depozitave në banka arriti në 1.336 trilionë lekë, ndërkohë kredia e re për periudhën Janar-Nëntor vlerësohet në 332 miliardë lekë.
Në përgjithësi, pritshmëritë për ekonominë shqiptare në vitin 2025 janë pozitive, me një rritje të qëndrueshme dhe përmirësime në disa sektorë kyç, ku turizmi pritet të jetë shtysa kryesore. Megjithatë, sfidat mbeten në sektorët e përmendur më herët, pra bujqësia dhe industria.
Sondazh

“Rikthimi” i hekurudhës" 6 projektet që po ringjallin transportin me tren
Me 3 projekte në zbatim, sektori hekurudhor ishte në qendër përgjatë vitit 2024, ndërsa viti 2025 pritet të shënojë avancimin e tyre, si dhe nisjen e......

Zëvëndëskryeministrja Balluku uron dhe jep lajmin: Në 2025, ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët
Në ditën e parë të vitit, Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka uruar shqiptarët për një vit të mbarë, me......

Ngjarjet kryesore sportive në 2024 -Nga pjesëmarrja e Shqipërisë në “Euro 2024”, deri te Lojërat Olimpike të Parisit
Viti 2024 ka qenë shumë i pasur me ngjarje dhe evente sportive, duke nisur nga Europiani i zhvilluar në Gjermani, e deri te formati më i ri i Kupës së Botës......

2024, viti i energjisë diellore/ Nga rritja e fotovoltaikëve, te liberalizimi i tregut
Viti 2024 shënoi zhvillime të rëndësishme për sektorin elektroenergjetik. Nisja e investimeve pas krizës energjetike, rritja e kapaciteteve prodhuese të......

Turizmi, Shqipëria destinacioni "kampion"/ Viti 2024 prek rekord të padiskutueshëm, e tregojnë shifrat
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala në dy viteve të fundit, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare......

Kryeministri uron shqiptarët: Ky vit, Shqipëria më lart se asnjëherë
Në prag të ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për një vit sa më të mbarë, me shëndet të mirë e gëzime në çdo familje. * * * Ka një......

Turizmi, Shqipëria destinacioni "kampion" -Viti 2024 prek rekord të padiskutueshëm, e tregojnë shifrat
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala në dy viteve të fundit, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Shifrat zyrtare nga......

2024, viti i eksporteve “Made in Albania”
Bujqësia, një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë e shtetit, përfaqëson rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në një......