Si nisi turizmi për vitin 2026? Kthimi i emigrantëve ngre shifrat

Muaji janar 2026 ka nisur me një intensitet të konsiderushëm lëvizjesh në pikat kufitare të vendit. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në territorin e Shqipërisë hynë afro 1.2 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 3.3% krahasuar me janarin e vitit 2025.
Rritja është nxitur kryesisht nga shtetasit shqiptarë, hyrjet e të cilëve arritën në rrreth 644 mijë persona, ose 7.8% më shumë se një vit më parë. Rritja e ndjeshme e hyrjeve të shtetasve shqiptarë gjatë janarit lidhet ngushtë me lëvizjet e shtuara për shkak të festave të fundvitit. Fluksi i lartë i hyrjeve në ditët e para të janarit tregon se shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri. Në të kundërt, hyrjet e shtetasve të huaj pësuan një rënie të lehtë prej 1.5%, duke zbritur në 552 mijë persona.
Europa mbetet rajoni kryesor i origjinës së vizitorëve të huaj, me gati gjysmë milionë hyrje gjatë muajit janar. Brenda këtij grupimi, Europa Jugore ka peshën më të madhe, duke kontribuar me 88% të hyrjeve nga kontinenti, ndërsa Europa Perëndimore përbën rreth 6%. Krahasuar me një vit më parë, vihet re një rënie e lehtë e hyrjeve nga Europa Qendrore dhe Lindore, si edhe nga Europa Veriore.
Ndërkohë, daljet nga territori shqiptar arritën në gati 1.3 milonë persona, duke shënuar një rënie vjetore prej 1.3%. Daljet e shtetasve shqiptarë u rritën me 3.1%, ndërsa daljet e të huajve ranë afërisht me 6.2%.
Sa i përket qëllimit të udhëtimit, 98% e hyrjeve të shtetasve të huaj janë për arsye personale, si pushime, vizita tek të afërmit apo udhëtime tranzit. Hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar rënie me 5.7% krahasuar me janarin e vitit të kaluar, duke reflektuar një ngadalësim të lëvizjeve me karakter ekonomik në fillim të vitit.
Aston Martin çon në shtëpi 3 mijë punëtorë - Prodhuesi britanik thotë se shkak janë tarifat e SHBA-së
Prodhuesi britanik i makinave luksoze Aston Martin do të shkurtojë fuqinë punëtore deri në 20%, ndërsa përpiqet të rimëkëmbet nga ndikimi i tarifave të......
Indeksohen pagat e punonjësve të arsimit - Si kanë ndryshuar të ardhurat që prej reformës së 2017-ës?
Pagat e punonjësve në sistemin arsimor parauniversitar janë rritur përmes indeksimit dhe shtesave të reja, duke prekur rreth 36 mijë punonjës në të gjithë......
Si do rivlerësohen ndërtesat e trashëguara dhe privatizuara? - Shembulli/ Banesat pa vlerë të regjistruar llogariten me kosto shfrytëzimi
Ligji për rivlerësimin e pasurive i jep mundësinë e rivlerësimit me normë tatimore 5% edhe qytetarëve të cilët kanë një banesë që në certifikatën e pronësisë......
Kantieret e ndërtimit, në “sitë” nga IKMT - Nis verifikimi, Qëndro: Masa të rrepta për shkelësit e sigurisë teknike
Rritja e aksidenteve në punë por me pasojë vdekje, në sektorin e ndërtimit ka vënë në alarm institucionet përgjegjëse. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së......
“Votoni marrëveshjen BE-SHBA!” - Kërkesa e Komisionit Evropian për eurodeputetët pavarësisht tarifave të reja
Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, u bëri thirrje ligjvënësve që të ecin përpara me paktin tregtar BE-SHBA, edhe pse Uashingtoni po vendos......
Mbi 712 mijë pasagjerë në janar - Cilat janë destinacionet më të kërkuara në Aeroportin e Tiranës?
Muaji i parë i vitit 2026 u mbyll me tregues pozitivë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku janë regjistruar 712.030 pasagjerë dhe 4.238 fluturime të......
Britanikët do të paguajnë më pak për energjinë - Rregullatori ul çmimin maksimal me 7% nga muaji prill
Shumica e familjeve britanike do të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë nga prilli, tha rregullatori i energjisë Ofgem, pasi uli çmimin maksimal me 7%......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera negative duke shënuar zbritje në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.2 lekë dhe është......


