Si ndryshuan të ardhurat e punës jashtë vendit në 5 vite?/ Rritje rekord në vitin 2024, 3 herë më shumë se gjatë pandemisë
Të ardhurat nga puna jashtë vendit përbëjnë një komponent të rëndësishëm për ekonomitë e shumë vendeve. Emigrimi për qëllime punësimi është shndërruar në një fenomen të zakonshëm, i nxitur nga kërkimi për paga më konkurruese dhe kushte më të mira pune.
Por si kanë evoluar këto të ardhura gjatë pesë viteve të fundit? Sipas metodologjisë së "Bilancit të Pagesave", të ardhurat nga puna jashtë vendit klasifikohen si kompensimi i punonjësve që përfshin pagat, shpërblimet dhe përfitime të tjera që marrin individët që punojnë përkohësisht jashtë vendit të tyre, për punën e bërë për një punëdhënës të huaj. Pjesë e kësaj kategorie janë kryesisht punonjësit sezonalë, ata që punësohen për periudha afatshkurtra (më pak se një vit), si dhe punëtorët kufitarë, të cilët ruajnë qendrën e interesit ekonomik në vendin e tyre të origjinës
Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" tregojnë se të ardhurat nga puna jashtë vendit kanë ndjekur një trend rritës pas pandemisë globale. Gjatë 9-mujorit të vitit 2020, këto të ardhura arritën në 155 milionë euro. Në vitin 2021, ato shënuan një rritje të ndjeshme, duke arritur në 199 milionë euro për të ndjekur më tej të njëjtin trend në vitet 2022 dhe 2023, ku vlerat e tyre respektive ishin 311 dhe 389 milionë euro. Gjatë 9-mujorit të vitit 2024, të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 488 milionë euro. Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e jorezidentëve nga puna në Shqipëri, këto të ardhura u vlerësuan me 458 milionë euro, çka përfaqëson një rritje prej rreth 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Në analizat e flukseve hyrëse të fondeve nga jashtë, të ardhurat nga puna jashtë vendit shpesh trajtohen së bashku me remitancat e emigrantëve. Për 9-mujorin e vitit 2024, dërgesat e emigrantëve u vlerësuan në 772 milionë euro. Duke mbledhur remitancat dhe të ardhurat nga puna jashtë vendit, kontributi total i këtyre fondeve në ekonominë shqiptare arriti në 1.23 miliardë euro për periudhën Janar-Shtator 2024.
Sondazh
Sa alkool konsumojnë shqiptarët në vit? Jemi ndër të fundit në Europë dhe të parafundit në rajon
Konsumi i alkoolit është një çështje e rëndësishme shëndetësore dhe sociale në shumë vende, përfshirë Shqipërinë. Ndërsa normat dhe zakonet e konsumit të......
Gripi i shpendëve/ Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët? - Vrapi: Ja elementët që duhet të kontrolloni, mos blini në tregje informale
Gjatë muajve të fundit janë shfaqur raste të ndryshme të gripit të shpendëve si dhe të sëmundjes së murtajës afrikane tek derrat. Por pavarësisht se......
Bie çmimi global i sheqerit - Por, indeksi botëror i ushqimeve mbetet më i lartë se në 2023
Çmimet botërore të ushqimeve kanë pësuar një rënie të lehtë në dhjetor në krahasim me vlerat e nëntorit, por janë ende në nivele të larta, njoftoi Organizata......
Ulja e çmimit të energjisë për familjarët- Balluku: Performanca e sektorit dhe rënia e humbjeve, ndikuan në vendim
Gjatë konferencës për mediat, zv/kryeministrja Belinda Balluku reshtoi disa nga faktorët që çuan në uljen e çmimit të energjisë për familjarët.“Shkaku kryesor......
Ulja e çmimit të energjisë për familjarët - Rama dhe Balluku, në konferencë për mediat
Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë është e para në 35 vite. Sipas tij,......
Fluturime direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit - Rama: Lajm fantastik për forcimin e lidhjeve të dy vendeve
Së shpejti pritet të nisin fluturimet direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke ju referuar......
Gjermani, 60% e energjisë nga burimet e gjelbra - Era udhëheq prodhimin me 26%, karburantet fosile pësojnë rënie
Gjenerimi i energjisë në Gjermani kaloi një moment historik të gjelbër në vitin 2024, me burimet e rinovueshme që përbëjnë mbi 59 për qind të prodhimit të......
Ulet çmimi i energjisë për familjarët - ERE: 8,5 lekë/kWh pa TVSH për konsumin deri 700 kWh, 9,5 lekë/kWh mbi 700 kWh
Pak minuta më parë Enti Rregullator vendosi të ulë çmimin e energjisë për familjarët. Sipas këtij vendimi, duke nisur nga 1 shkurti, kush konsumon deri në......