Si ndryshuan destinacionet e produkteve shqiptare? Mbretëria e Bashkuar del nga “top 10”. Gjashtë partnerët e parë, të njëjtë si vjet

Eksportet shqiptare, të ndikuara nga rënia e monedhës europiane, e kanë filluar ritmin rënës që nga muaji Mars i viti të kaluar, duke u thelluar periudhë pas periudhe dhe njëkohësisht duke ulur të ardhurat e ekportuesve.
Edhe pse pati një ngadalësim në muajin Shtator të këtij viti, të dhënat nga INSTAT tregojnë se ekportet e thelluan rënien sërish në muajin Tetor. Me një vlerë prej 31 miliardë lekësh, rënia u regjistrua ne 15.2%. Në dhjetë muaj eksportet e mallrave arritën vlerën 317 mld lekëve, duke u ulur me 14.3%, krahasuar me një vit më parë.
“Scan Intel” ka bërë një analizë të 10 partnerëve tregtarë për të parë se si ka ndryshuar harta e destinacioneve të produkteve “Made in Albania” përgjatë dhjetë muajve. Sipas të dhënave, në muajin Tetor të vitit 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetorin e vitit 2023 janë Kosova me 24.0%, Italia me 13.6% dhe Spanja me 4.7%.
Ndërkohë, gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rënie më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Greqia me 20.2%, Italia me 14.2% dhe Kosova me 8.5%. Ndër partnerët kryesorë, vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina.
Por si ka ndryshuar pesha ndaj totalit sa i përket 10 partnerëve më të rëndësishëm të Shqipërisë në drejtim të eksporteve?
Nga të dhënat shohim se gjashtë partnerët e parë nuk kanë ndryshuar, krahasuar me periudhën Janar-Tetor të vitit 2023. Italia, Kosova, Greqia, Gjermania, Spanja dhe Maqedonia e Veriut janë destinacionet kryesore të produkteve shqiptare.
Ndërkohë, Kina ka spostuar Malin e Zi, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka dalë nga renditja e “Top 10” duke ia lënë vendin Shtetve të Bashkuara të Amerikës me një peshë prej 2% ndaj totalit të ekporteve. Italia dhe Kosova përbëjnë më shumë se gjysmën e peshës së eksporteve shqiptare për periudhën Janar-Tetor të vitit aktual.
Live TV
IA “pushton” marketingun - Hoxha: Inteligjenca artificiale po përshpejton krijimin e reklamave dhe përmbajtjes
Nga shëndetësia, financat dhe bankat, argëtimi dhe media, arsimi e deri te bujqësia, inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo industrie që ne njohim. As......
Pensioni privat, nga 5 në 3 vjet - Punonjësit fitojnë më shpejt të drejtat mbi kontributet
Punonjësit që kanë një skemë pensioni privat të financuar edhe nga punëdhënësi mund të fitojnë më shpejt të drejtën mbi kontributet e derdhura për......
Marketingu, tashmë me IA - Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Inteligjenca artificiale ka shkurtuar kohën dhe numrin e personave që nevojiten për të krijuar një produkt marketingu. Që nga gjenerimi i ideve, posterave,......
Sa kushton karikimi i makinës? - Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet......

