Si ndryshoi tregu i punës në kulturë? Mbi 33 mijë të punësuar, meshkujt dhe të rinjtë dominuan tregun

Sektori i kulturës ka vijuar të ruajë një rol të rëndësishëm në tregun e punës në Shqipëri edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, bazuar në Anketën e Forcave të Punës, në aktivitetet ekonomike dhe profesionet që lidhen me kulturën rezultojnë të punësuar mbi 33 mijë persona mbi moshën 15 vjeç. Ky numër përfaqëson 3% të punësimit total në vend, duke shënuar një rritje prej 0.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2024.
Në krahasim me dy vite më parë, sektori ka zgjeruar peshën e tij në tregun e punës. Në vitin 2023, në aktivitetet kulturore ishin të punësuar rreth 28 mijë persona, ose 2.5% e punësimit gjithsej, ndërsa në vitin 2024 ky numër u rrit në mbi 34 mijë persona, duke përfaqësuar 2.9% të punësimit. Edhe pse gjatë vitit 2025 numri i të punësuarve ka pësuar një rënie të lehtë në raport me një vit më parë, pesha e sektorit në totalin e punësimit është rritur, çka tregon se kultura vazhdon të ruajë rëndësinë e saj në ekonominë shqiptare.
Statistikat tregojnë gjithashtu se punësimi në kulturë dominohet nga meshkujt. Në vitin 2025, ata përbënin 62.8% të të gjithë të punësuarve në këtë sektor, ndërsa gratë vetëm 37.2%. Krahasuar me vitin 2024, kur meshkujt përfaqësonin 54.4% dhe gratë 45.6% të punësimit në kulturë, vihet re një rritje e ndjeshme e pjesëmarrjes së burrave me 8.4 pikë përqindje dhe një ulje përkatëse e përfaqësimit të grave.
Sipas INSTAT, përfaqësimi i grave në sektorin e kulturës mbetet më i ulët edhe në raport me tregun e përgjithshëm të punës. Në nivel kombëtar, gratë zënë 37.2% të punësimit total në ekonomi, ndërsa në sektorin kulturor pesha e tyre vazhdon të jetë më e kufizuar, duke reflektuar diferencat gjinore që vazhdojnë të ekzistojnë në këtë fushë.
Një tjetër tregues me interes lidhet me pjesëmarrjen e të rinjve. Personat e grupmoshës 15–29 vjeç përbëjnë vetëm 15.4% të punësimit total në ekonomi, por në sektorin e kulturës ata zënë 25.1% të të punësuarve. Kjo tregon se aktivitetet kulturore vazhdojnë të jenë një nga fushat ku të rinjtë gjejnë më shumë mundësi punësimi krahasuar me sektorë të tjerë të ekonomisë.
Live TV
“Pasqyrë Albania”, një dritare e vetme digjitale për qytetarët
Një platformë e vetme digjitale, ku qytetarët mund të informohen mbi investimet publike, të ndjekin aplikimet dhe ankesat e tyre, por edhe të kontribuojnë në......
Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë, investim 26 milionë lekë
Bashkia e Divjakës ka shpallur garën për ndërtimin e një tregu të ri peshku në lagunën e Karavastasë, në zonën e njohur si “Rezi”, pranë Kanalit të Vaut.......
Ulet çmimi i naftës - Zbret në 212 lekë, benzina në 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00. Nafta do të tregtohet me......
Kalifornia takson miliarderët? - Referendumi zhvillohet të martën. Kërkohen fonde për kujdesin shëndetësor
Votuesit e Kalifornisë do të vendosin të martën (3 nëntor) nëse do të miratojnë një taksë shtetërore të parë të këtij lloji mbi miliarderët. Propozimi 40 po......

