Si ndryshoi tregtia e Shqipërisë me “fqinjët” në një vit? Bilanci në 2025-ën. Serbia na shet më shumë, Kosova blen më pak

Shqipëria ka forcuar shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme si në volum ashtu edhe në vlerë, megjithëse me diferenca të dukshme nga një vend në tjetrin.
Serbia mbetet partneri më i madh tregtar rajonal në drejtim të importeve, që arrijnë në 23.1 miliardë lekë, ndërsa eksportet drejt këtij vendi kapin vlerën e 8.5 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, eksportet drejt Serbisë janë rritur me 3.4% në vlerë dhe 0.3% në volum, ndërsa importet shënojnë një rritje më të fortë prej 6.1% në vlerë dhe 8.8% në peshë, duke reflektuar një thellim të deficitit tregtar.
Ndërkohë, Kosova spikat për nivelin e lartë të eksporteve shqiptare, të cilat arrijnë në 33.6 miliardë lekë, ndjeshëm më shumë se importet prej 16.1 miliardë lekësh. Megjithatë, të dhënat tregojnë një rënie vjetore të eksporteve në vlerë prej 8.6%, pavarësisht rritjes në volum me 5.6%, çka sugjeron ulje të çmimeve ose zhvendosje drejt produkteve me vlerë më të ulët për njësi.
Me Maqedoninë e Veriut, vëmendje tërheq tkurrja e fortë e eksporteve në vlerë edhe pse në volum ato shënojnë rritje modeste prej 0.7%. Importet nga ky vend, nga ana tjetër, janë rritur me 16.7% në vlerë, por kanë rënë me 8% në peshë, një tregues i rritjes së çmimeve mesatare.
Me Malin e Zi eksportet janë rritur si në vlerë ashtu edhe në volum, ndërsa importet kanë shënuar një rritje të fortë në vlerë, por rënie në volum.
Ndërkohë, shkëmbimet me Bosnje Hercegovinën tregojnë rritje të qëndrueshme. Në terma vjetorë, eksportet janë rritur me 13.1% në vlerë dhe 19.9% në volum, ndërsa importet shënojnë rritje edhe më të lartë, respektivisht 19% në vlerë dhe 21.2% në peshë.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se rritja e tregtisë rajonale po mbështetet më shumë në volum sesa në vlerë, veçanërisht për eksportet shqiptare. Kjo nënkupton presion mbi çmimet, konkurrencë më të fortë dhe nevojë për produkte me vlerë të shtuar.
Kryeministri Rama i shkruan presidentit të SHBA, Trump: “Privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë në Bordin e Paqes”
Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” për Gazën. Në krye të......
Bashkëpunim me Italinë në disa fusha - Nga shëndetësia, energjia e mjedisi, te industria e sigurisë dhe mbrojtjes e arsimi
Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për bashkëpunim strategjik në disa fusha, sikurse......
Shqiptarët, të shqetësuar nga rreziqet e internetit/ Në fokus, siguria e fëmijëve. Ndërsa, 6% i friksohen zëvendësimit nga IA
Interneti është shndërruar në një nga mjetet më të domosdoshme të jetës së përditshme, duke lehtësuar komunikimin, punën dhe aksesin në shërbime të ndryshme.......
Korea kryeson tregun e automjeteve në Shqipëri - Gjatë vitit të kaluar 21,4% të makinave erdhën nga ky shtet
Tregu i automjeteve në Shqipëri gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga diversitet dhe rritje e qëndrueshme.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të......
Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim - Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet
Qeveria ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi. Pra......
Çmime kufi për shitjen e produkteve të peshkimit - Mbështetje financiare për operatorët kur prodhimi mbetet stok
Produktet e peshkimit, që dalin në treg do të kenë çmime kufi të paracaktuara. Në projektligjin për funksionimin e tregjeve të produkteve të peshkimit, të......
Kompanitë pritet të fitojnë më pak këtë vit - Besimi i të ardhurave të CEO-ve, arrin nivelin më të ulët në 5 vjet
Vetëm tre në 10 drejtorë ekzekutivë janë të sigurt në perspektivat e rritjes së të ardhurave të kompanive të tyre gjatë vitit të ardhshëm, niveli më i ulët......
Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari e Paundi. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës nga dita e djeshme duke u humbur pikë edhe e pse e filloi këtë javë pozitivisht duke u blerë sot me 82 lekë......


