Analiza Postuar më 3 Shkurt 2025, 17:10

Si ndryshoi bilanci me partnerët tregtarë? Suficit vetëm me Kosovën, thellohet deficiti me shtetet e tjera

Nga Scan TV

Si ndryshoi bilanci me partnerët tregtarë? Suficit vetëm me

Tregtia e jashtme ka qenë gjithmonë dinamike dhe ka treguar se marrëdhëniet tregtare janë forcuar me disa partnerë dhe janë dobësuar me disa të tjerë. Por si ka ndryshuar bilanci tregtar? Shifrat zyrtare kanë treguar se vendi ynë vijon të importojë shumë më tëper mallra sesa eksporton drejt tregjeve ndërkombëtare.

Konkretisht, gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2024 defiçiti tregtar i Shqiprisë me vendet e Bashkimit Europian arriti në 193 miliardë lekë nga 128 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërkohë, deficiti tregtar pë të gjitha vendet arriti vlerën 522 mld lekë, duke u rritur me 20.7%, krahasuar me vitin 2023. Ky thellim i deficitit është rezultat i rënies drastike të eksporteve dhe nga ana tjetër një rritjeje të lehtë dhe konstante të importeve përgjatë viteve respektive.  Rënia e eksporteve erdhi kryesisht si pasojë e zhvlerësimit të monedhës europiane, por që solli pasoja zinxhirë që nga punësimi, çmimet, varësia nga importi etj.

Në një përpunim më të detajuar të shifrave nga “Scan Intel” rezulton se marrëdhëniet tregtare janë përkeqësuar me Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar ku defiçiti tregtar në vitin 2024 është rritur përkatësisht me 229% dhe 453% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Në të kundërt, me vendet si Spanja, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kemi një përmirësim të ndjeshëm. Konkretisht rënia e deficitit tregtar me Maqedoninë e Veriut ishte 112.9%, me Spanjën 107.4% dhe me Ukrainën 78%. Vetëm me Kosovën kemi rezultuar me suficit tregtar pra eksportet kanë qenë më të larta sesa importet gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Në përfundim konkludojmë se një deficit i lartë tregtar sinjalizon një varësi gjithnjë e më të për lartë për produktet e huaja gjë që do të ndikonte në zhvlerësimin e monedhës  vendase pasi sa më shumë të thellohet deficiti  aq më shumë para dalin nga vendi për të paguar produktet e importuara, dhe nga ana tjetër përballemi me të ardhura të munguara nga eksportet të cilët vijojnë të jenë në nivele të ulëta.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat