Shtrenjtimi i naftës “godet” transportin/ Por, rritja e karburanteve nuk përkthehet në “shpërthim” inflacioni në Mars

Rritja e çmimit të karburanteve pas krizës në Lindjen e Mesme, me çmimin e naftës që ka arritur në 224 lekë për litër, nuk dha një goditje të fortë në inflacionin total të marsit, megjithëse u reflektua qartë te kostot e transportit.
INSTAT bëri të ditur se inflacioni vjetor në mars arriti në 2.6%, nga 2.1% që ishte marsin e vitit të kaluar dhe nga 2.5% që ishte në muajin Shkurt të të njejtit vit.
Të dhënat e publikuara tregojnë se lëvizja më e fortë në mars erdhi pikërisht nga grupi “Transporti”, çmimet e të cilit u rritën me 7.1% krahasuar me shkurtin dhe 7.5% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo e bën transportin zërin më të ekspozuar ndaj shtrenjtimit të karburanteve, në një kohë kur tensionet e reja në Lindjen e Mesme kanë shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Të dhënat historike tregojnë se transporti ka qenë tradicionalisht një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme. Pas një periudhe të gjatë rëniesh dhe stabilizimi gjatë viteve 2023-2025, në mars 2026 ky grup shënoi një rritje vjetore prej 7.5%, duke u kthyer në një nga kontribuesit kryesorë në rritjen e çmimeve.
Krahasuar me Shkurtin e po të njejtit vit rritja më e madhe e çmimeve përveç transportit u shënua edhe nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.4%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0.3%, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“me 0.1% secili.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0.3%, pasuar nga grupet “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0.2% dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0.1%.
Sa i përket ndryshimeve vjetore, transporti u pasua nga grupe si “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me rritje prej 4.8%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.5%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 2.9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.6%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2.0 % secili, “Shërbimi arsimor” me 1.9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.3%, etj
Megjithatë, pesha e transportit në inflacionin total mbeti më e kufizuar sesa mund të pritej nga ritmi i fortë i rritjes mujore. Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në inflacionin vjetor të marsit e dha grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, me +0.95 pikë përqindje, ndërsa transporti kontribuoi me +0.48 pikë përqindje.
Më të vizituarat
Francis Fukuyama: Inteligjenca artificiale dhe ana e keqe për demokracinë
Francis Fukuyama nuk ka frikë ta pranojë kur ka ndryshuar mendje. Teoricieni politik dhe profesori i Universitetit Stanford ka ndryshuar herë pas here gjatë......
Rama nga Cernobbio: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin e Cernobbios në Itali, ka folur për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe mënyrën se si vendi mund të......
A po merr fund recesioni ekonomik gjerman? Ekonomia e Gjermanisë shënon shifrat më të mira në vite
Ekonomia gjermane po tregon shenjat e para të një rimëkëmbjeje pas një periudhe të gjatë stanjacioni. Ekonomia më e madhe e Evropës po shkon drejt rritjes......
Karburantet çmime rekord, pavarësisht naftës bruto/ Në Europë kostot ndikohen nga kapacitetet e rafinimit
Perspektiva e paqes midis Iranit dhe SHBA-së i ka çuar çmimet e naftës ndjeshëm lart e poshtë në muajt e fundit. Nafta e papërpunuar Brent, standardi......
TikTok sjell komente me zë/ Përdoruesit do të mund të reagojnë me audio dhe të ndajnë më shumë foto
Seksioni i komenteve në TikTok do të bëhet shumë më kaotik.Platforma po ofron një sërë mënyrash të reja për të bashkëvepruar nën video, duke përfshirë......