Analiza Postuar më 1 Dhjetor 2025, 10:34

Shtëpitë private, ende në "modë" Shqipëria, mes vendeve që preferojnë banesat individuale. Spanjollët, në apartamente

Nga Xhorxhina Deda

Shtëpitë private, ende në "modë" Shqipëria,

Shpërndarja e popullsisë sipas llojit të banimit ndryshon midis vendeve të BE-së. Ky tregues gjithashtu ndryshon në varësi të faktit nëse jetoni në një qytet, periferi, apo në një zonë rurale. “Scan Intel” ka kryqëzuar të dhënat e INSTAT dhe EUROSTAT për të parë se si renditen shqiptarët mes vendeve të Europës.

Rreth 464,731 banesa të banuara në Shqipëri janë shtëpi dhe 261,594 janë në pallate, nga një total prej 726,325 banesash të banuara. Kjo do të thotë se rreth 64% e shqiptarëve jetojnë në shtëpi, ndërsa rreth 36% banojnë në pallate. Pra, vendi vazhdon të ketë një profil të fortë banimi me ndërtesa individuale, ku shumica e familjeve jetojnë në hapësira më të mëdha dhe më të ndara. Ky tregues e vendos Shqipërinë mes vendeve të Europës të cilat kanë përqindjet më të larta të popullsisë që jeton në shtëpi private.

Sipas shifrave të EUROSTAT, në BE në vitin 2024, 51% e popullsisë jetonte në një shtëpi private, ndërsa 48% jetonin në apartament (dhe 1% jetonin në akomodime të tjera).

Shtëpitë janë më të zakonshme në dy të tretat e vendeve të BE-së. Irlanda, me 90%, regjistroi pjesën më të lartë të popullsisë që jetonte në shtëpi private, e ndjekur nga Holanda dhe Belgjika, të dyja me 77%, si dhe Kroacia me 76%.

Nga ana tjetër, përqindjet më të larta për apartamentet u vunë re në Spanjë me 65%, Letoni me 64% dhe Maltë me 63%.

Në qytete, rreth 73% e popullsisë së BE-së jetonte në apartament dhe 27% në shtëpi. Për periferitë e qyteteve, rreth 57% e njerëzve jetonin në shtëpi dhe 43% në apartament, ndërsa në zonat rurale, 83% e popullsisë jetonte në shtëpi dhe vetëm 16% në apartament.

Theksojmë se të gjitha përqindjet për Shqipërinë janë llogaritur mbi banesat e banuara, pasi INSTAT nuk publikon të dhëna sipas numrit të personave që jetojnë në secilin lloj banese, ndërkohë të dhënat e EUROSTAT janë si përqindje e popullsisë së përgjithshme.

Shqipëria 1 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Java dhe ky muaj i fundit i vitit ka nisur në qëndrueshmëri për të gjitha valutat kryesore me monedhën europiane e cila është blerë sot me 96.2 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat