Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill/ Shënohet vlera e dytë më e lartë. Brazili dominon me 45% të peshës

Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te mishi i importuar, në një kohë kur prodhimi vendas po tkurret dhe sektori blegtoral po humbet gradualisht kapacitetet prodhuese.
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit prill 2026 importet e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme arritën në rreth 894 milionë lekë, niveli i dytë më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për një muaj në 20 vite. Rekordi mbetet korriku i vitit 2025, kur importet prekën rreth 950 milionë lekë.
Rritja nuk lidhet vetëm me çmimet, por edhe me sasitë e importuara. Në prill, pesha e mishit të futur nga jashtë arriti në mbi 5 milionë kilogramë, niveli më i lartë i viteve të fundit. Kjo tregon se tregu shqiptar po mbështetet gjithnjë e më shumë te furnizimi nga importi për të mbuluar kërkesën e brendshme.
Paralelisht, është rritur edhe çmimi mesatar i mishit të importuar. Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar për kilogram arriti në rreth 178.6 lekë në prill 2026, nga rreth 153.4 lekë për kilogram në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Nëse disa vite më parë importet mujore të mishit luhateshin zakonisht mes 400 dhe 600 milionë lekëve, gjatë dy viteve të fundit ato po afrohen gjithnjë e më shpesh me nivelet rekord. Kjo sugjeron një ndryshim më të thellë në strukturën e furnizimit të tregut vendas.
Rritja e importeve vjen në një periudhë kur prodhimi vendas po ndjek drejtimin e kundërt. Sipas të dhënave, prodhimi total i mishit në Shqipëri zbriti në rreth 130 mijë tonë në vitin 2024, niveli më i ulët i regjistruar në dy dekadat e fundit.
Pas kulmit prej mbi 161 mijë tonësh të regjistruar në vitin 2018, prodhimi vendas ka hyrë në rënie të vazhdueshme. Vetëm gjatë periudhës 2018-2024, prodhimi i mishit ra me më shumë se 31 mijë tonë, ose rreth 19%.
Rënia e prodhimit lidhet me tkurrjen e numrit të bagëtive, kostot më të larta të fermave, emigrimin nga zonat rurale dhe vështirësitë për të mbajtur aktivitetin blegtoral fitimprurës.
Në muajin prill, Brazili rezultoi furnitori kryesor i importeve për këtë kategori produktesh, duke zënë rreth 45% të totalit. Pas tij renditen Shtetet e Bashkuara me 12.5%, Italia me 8.2% dhe Greqia me 8%, ndërsa Paraguai mbajti rreth 6.3% të importeve. Pjesa tjetër e tregut u nda mes vendeve të tjera si Serbia, Spanja, Holanda dhe Maqedonia e Veriut, me pesha dukshëm më të vogla.
Më shumë të diplomuar në universitete/ Vijon të rritet numri i menaxherëve, juristëve dhe inxhinierëve
Sistemi arsimor në Shqipëri ka nxjerrë gjatë vitit akademik 2024-2025 afro 82 mijë e 600 të diplomuar në të gjitha nivelet e arsimit. Të dhënat e publikuara......
Tatimet dhe FMN për “Paqes Fiskale”: Takimet do të vijojnë në funksion të monitorimit të progresit të reformave dhe zbatimit të masave
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj bashkë me ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), zhvilluan një takim me fokus monitorimin dhe......
Malaj: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër financimit të terrorizmit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën e 5-të ndërkombëtare ministrore “No Money for Terror”, e cila u mbajt në Paris, Francë, nën......
Hita: Situatë e papranueshme në Sarandë, reflektim për rikthimin e besimit të qytetarëve tek policia
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, me fokus......
Procesi i integrimit europian/ Balla në Berlin: Mjedisi, ndër kapitujt më sfidues
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në......
Ndërtimet pa leje/ Lamallari: Kontrolle intensive në terren, 67 masa administrative në 1 muaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm......
Plan operacional për parandalimin e zjarreve/ Lamallari: Rishikim i gradave dhe trajtimit financiar për zjarrfikësit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se është hartuar një plan operacional masash për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret gjatë sezonit......
Shqipëria dhe Koreja e Jugut drejt forcimit të bashkëpunimit në IA dhe investime
Kryeministri Kim Min-seok u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe diskutoi mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi zyra e Kim,......


