Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/ Importi i produktit në muajin Maj arriti rekord historik
Në një moment kur tregjet globale përballen me sfida të shumta, importi i kapitullit “Kafe, çaj dhe erëza” në Shqipëri ka shënuar një rekord historik në vlerë, ndërsa në peshë mbetet vlera e katërt më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Ky fenomen tregon qartë se shqiptarët nuk janë larguar aspak nga rituali i tyre i përditshëm, kafeja, e cila mbetet pjesë thelbësore e kulturës shqiptare.
Sipas të dhënave më të fundit, vlera totale e importit në muajin Maj të këtij viti ka arritur në 739 milonë lekë, duke reflektuar kërkesën e fortë dhe të vazhdueshme për këto produkte. Kjo është vlera më e lartë që nga Janari i vitit 2005. Rritja vjetore vlerësohet në 13%, krahasuar me të njetën periudhë të vitit të kaluar, që është edhe vlera e dytë më e lartë ndër vite. Ajo që bie në sy është edhe pesha e importuar me gati 1 mijë ton, që tregon një konsumin në volum të konsiderueshëm, një tregues i qartë se shqiptarët nuk u ndahen lehtë aromës së kafes, çajit apo erëzave
Në maj të vitit 2025, çmimi mesatar i importit të kafes ka arritur në 673 lekë për kilogram, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me majin e vitit të kaluar, kur qëndronte në 536 lekë për kilogram. Megjithatë, krahasuar me muajt e parë të vitit 2025, si marsi me 693 lekë për kilogram dhe prilli i vitit 2024 me 701 lekë për kilogram, vërehet një tendencë e qëndrueshme, me çmime që mbeten relativisht të larta. Kjo tregon se, edhe pse kërkesa është në rritje dhe importi në vlerë ka arritur rekorde, çmimi për kilogram kafeje mbetet brenda një diapazoni që pasqyron interesin për cilësi dhe stabilitet në treg.
Ky trend pozitiv tregon më shumë sesa thjesht statistika ekonomik, është një reflektim i stilit të jetesës shqiptare, që pavarësisht sfidave ekonomike apo ndryshimeve globale, vazhdon të ruajë traditat e veta. Kafeja mbetet një ritual i përditshëm.
Theksojmë se çmimi i kafes ka pësuar një rritje të ndjeshme në tregun global së fundmi. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje përfshijnë kushte klimatike të pafavorshme, rritje të kërkesës dhe pasiguri tregtare.

Amazon, 54 miliardë USD investime në Britani - Ndërtimi i qendrave të reja të kompanisë do të krijojë mijëra vende pune
Amazon ka shtuar angazhimet në Britaninë e Madhe, me gjigantin e tregtisë elektronike që planifikon të investojë 54 miliardë dollarë gjatë tre viteve të......

Fitime nga tiktok dhe facebook? - Tatimet nisin hetimin për 100 individë. Fituan 33 mln euro të padeklaruara
Individët që përfitojnë të ardhura përmes platformave të ndryshme online, kanë detyrim ligjor të deklarojnë çdo cent pranë organeve tatimore. Drejtoria e......

Dollari amerikan vazhdon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka ndalur as ditën e sotme rënien e tij të vazhdueshme tashme duke u blerë sot me 83.9 lekë dhe duke u shitur me 85.1 lekë krahasuar me......

Tatimet nisin hetim ndaj 100 individëve: 33 milionë euro të padeklaruara nga platformat sociale!
Drejtoria e Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka nisur një hetim të gjerë ndaj 100 individëve dhe subjekteve që kanë përfituar të ardhura......

Britania do të blejë avionë me kapacitet bërthamor - Synon të forcojë sigurinë kombëtare dhe kontributin në NATO
Qeveria britanike njoftoi se do të blinte avionë luftarakë F-35A të aftë për të qëlluar armë bërthamore taktike. Blerja e avionëve luftarakë Lockheed Martin......

Pastrimi i parave me kriptomonedha - OSBE organizoi trajnim në Tiranë për luftimin e këtij fenomeni
Fenomeni i pastrimit të parave me anë të kriptomoendhave është një fenomen që është përhapur kudo në botë madje dhe në Shqipëri. OSBE organizoi një trajnim......

Rriten kostot për të pasurit që largohen nga vendi - Shumë vende evropiane vendosin masa që pengojnë largimin e kapitalit
Një realitet i ri po rëndon mbi të pasurit e Evropës. Sipas Bloomberg, shumë prej tyre po përpiqen të ikin nga vendet me taksa të larta drejt parajsave......

Rreth 45% e parave nga BE, për drejtësinë - Po 3 programet operacionale nën IPA III çfarë përfshijnë?
Përmes IPA III (2021 – 2027), Shqipëria përfiton në total 524.8 milionë euro, më pak se me IPA II që u zbatua në periudhën 2014-2020. Pjesa më e madhe e......