Analiza Postuar më 24 Nëntor 2025, 11:19

Shqiptarët i besojnë Perëndimit, “injorojnë” Lindjen/ Opinion publik i prerë: Larg Rusisë dhe Kinës, mbështësim BE-në dhe NATO-n

Nga Scan TV

Shqiptarët i besojnë Perëndimit, “injorojnë”

Shqiptarët vazhdojnë të mbajnë qëndrime dukshëm pro-europiane. Sipas Anketës Vjetore 2025 për Shqipërinë, rreth 92% e qytetarëve të anketuar shprehin se “priren ta besojnë” BE-në, duke e renditur atë bindshëm në krye të listës së institucioneve dhe shteteve të analizuara. Ky nivel besimi është më i larti mes të gjithë aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në sondazh.

Të dhënat tregojnë se pas BE-së, niveli më i lartë i besimit i takon NATO-s me 89% dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 88%. Këto përqindje konfirmojnë përputhshmëri të qëndrueshme të opinionit shqiptar me partnerët perëndimorë, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe në atë politike.

Kombet e Bashkuara (74%), Mbretëria e Bashkuar (65%), dhe Turqia (69%) gëzojnë nivele të ndryshme besimi, por në asnjë rast nuk afrohen te shifra rekord që arrin BE-ja. Po ashtu një besim të lartë kanë shqiptarët tek Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në një panoramë ku orientimi perëndimor i shqiptarëve është i padiskutueshëm, tre aktorë lindorë Rusia, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrin rezultate tepër të ndryshme në besimin e publikut. Edhe pse Kina është partner i rëndësishëm i tregtisë shqiptare, duke se më shumë se gjysma e shqiptarëve priren mos t’i besojnë këtij shteti. Rreth 39% e shqiptarëve të anketuar thonë se i besojnë, ndërsa 54% nuk i besojnë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë krijuar prej vitesh profil pozitiv në Shqipëri, sidomos përmes investimeve dhe projekteve të mëdha urbane. Megjithatë sondazhi zbulon një ndarje të fortë opinionit: 48% priren t’i besojnë, ndërsa 45% nuk i besojnë.

Perceptimi më i ulët i besimit regjistrohet për Federatën Ruse, ku vetëm 8% e qytetarëve thonë se “priren ta besojnë” këtë shtet, ndërkohë 83% nuk priren ta bësojnë. Ky është jo vetëm një hendek i madh, por një vlerësim i ashpër që reflekton perceptimin negativ të publikut ndaj agresionit rus në Ukrainë, ndikimit të saj politik dhe kërcënimeve ndaj sigurisë europiane.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat