Shqiptarët “dynden” drejt detit/ Importet e varkave me rekord. Italia, Britania dhe Greqia në krye të listës së furnitorëve
Muaji maj 2025 ka shënuar një rekord historik në importin e anijeve, varkave dhe strukturave lundruese në Shqipëri, me një shumë totale prej 330.6 milionë lekësh, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë kategori në muajin maj ndër vite.
Ky është një tregues i lëvizjeve të mëdha në sektorin detar, i cili shpesh lidhet me investime në flotën detare, rritje të aktivitetit turistik apo zhvillime në infrastrukturën portuale. Por më interesantja qëndron te origjina e këtyre mjeteve lundruese, nga cilat vende na kanë ardhur dhe çfarë tregon kjo për orientimin tonë ekonomik dhe gjeostrategjik?
Në krye të listës qëndron Italia, me mbi 115 milionë lekë, duke konfirmuar rolin e saj tradicional si furnizues kryesor i tregut shqiptar për mjete lundruese. Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar me afro 86 milionë lekë, e ndjekur nga Greqia me 77 milionë lekë, të cilat përbëjnë së bashku pjesën më të madhe të këtij rekordi. Një risi interesante këtë muaj është Meksika, që renditet në vendin e katërt, duke lënë pas vende më të zakonshme në tregtinë shqiptare si Kina, Franca apo SHBA.
Edhe pse shumat për vendet e tjera janë më modeste, lista është e gjerë dhe përfshin emra të pazakontë si Panama, Japonia, Norvegjia, Slovenia apo Zvicra, çka tregon për një diversifikim të dukshëm të burimeve të importit. Kjo shumëllojshmëri origjinash, e kombinuar me rritjen e fortë mujore, e bën Majin një muaj sinjalizues për ritme të reja në zhvillimin e sektorit detar në Shqipëri. Ajo që deri dje ishte një kategori e ngushtë dhe me pak luhatje, sot shfaqet si një pasqyrë dinamike e nevojave dhe aspiratave të reja për detin.
Në një vend me një vijë bregdetare të gjatë dhe një sezon turistik gjithnjë e më të ngarkuar, këto të dhëna nuk janë vetëm shifra, por janë një tregues i drejtpërdrejtë i drejtimit që po merr ekonomia. Shqipëria po investon më shumë në turizëm dhe në gjithçka që lidhet me të.

“Rijetësohet” stadiumi “Niko Dovana” e zona përreth- Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve të përzgjedhë partnerin privat
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare” të pronave shtetërore, për......

Biokarburantet, rreth 50% më lirë- Do përjashtohen nga taksat dhe tarifat. Politika e re fiskale synon ndryshimin e tregut
Brenda këtij viti, në tregun shqiptar do të duhet të nisë përdorimi i biokarburanteve. Një projektligj i shumëpritur, që ka nisur të diskutohet në Kuvend,......

Përshkallëzohet lufta tregtare BE-Kinë- Blloku u ndalon firmave kineze kontratat kryesore për pajisje mjekësore
BE-ja u ndaloi firmave kineze blerjet e pajisjeve mjekësore qeveritare me vlerë më shumë se pesë milionë euro, si kundërpërgjigje ndaj kufizimeve që......

Greqi, ndryshimet klimatike kushtojnë shtrenjtë- PBB vjetore mund të ulet me 16 mld euro, 327,000 vende pune në rrezik
Pavarësisht kostos së madhe potenciale që mund të ketë ndryshimi i klimës, jo vetëm për ekonominë, por edhe për shëndetin, Greqia është deri tani e......

A mund t’i përballojë Izraeli disa konflikte njëkohësisht?- Analiza/Tensionet në Lindjen e Mesme rëndojnë mbi ekonominë vendase
Lufta është e kushtueshme. Përveç shkatërrimit, tragjedive personale dhe vdekjeve, blerja dhe mobilizimi i pajisjeve kushton shumë para dhe fuqi punëtore.......

SHBA diskuton luftën Izrael-Iran me partnerët/ Aleatët theksojnë nevojën për zgjidhje diplomatike
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me ministrin e jashtëm britanik David Lammy dhe zhvilloi telefonata të ndara me homologët e tij......

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Qeveria vendos Ministrinë e Financave si aksionar të parë
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj së enjteje ka miratuar vendimin për caktimin e Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në......

Konflikti në Lindjen e Mesme “ndan” Evropën - Vendet nuk bien dakord mbi të drejtën e Izraelit për të sulmuar Iranin
Përplasjet brenda Bashkimit Evropian në lidhje me sulmin e Izraelit ndaj Iranit pritet të dalin në pah gjatë takimit të ambasadorëve në Bruksel, duke penguar......