Shqipëria tërheq vizitorë edhe në nëntor/ 52% më shumë të huaj, rriten edhe netëqëndrimet
Në muajin nëntor të vitit 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese kanë shënuar një përmirësim të ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet në rreth 147,000 ose 30.8% më shumë se vjet, duke reflektuar kështu një interes të shtuar për shërbimet dhe akomodimet që ofrohen në vendin tonë. Konkretisht, vizitorët vendas janë shtuar me 2.8%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 52.1%, krahasuar me nëntorin e vitit 2023. Në total, për periudhën Janar-Nëntor, numri i vizitorëve të huaj në struktura vlerësohet në rreth 2 milionë
Paralelisht, edhe numri i netëqëndrimeve gjithsej ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 35.8%, në krahasim me nëntorin e një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, netëqëndrimet nga vendasit janë rritur me 3.3%, ndërsa netëqëndrimet nga të huajt kanë pësuar një rritje të ndjeshme prej 54.7%.
Sipas ndarjes rajonale,në muajin e 11-të të vitit 2024, numri më i lartë i netëqëndrimeve është regjistruar në “Rajonin Qendër” i cili ka kryesuar me 56.7% të totalit të netëve të qëndrimeve, duke u shfaqur si destinacioni më i preferuar për vizitorët.
Në aspektin e zonave të afërsisë me bregdetin, “Zonat jo-bregdetare” kanë mbizotëruar me 63.7% të netëve të qëndrimeve. Ndërsa, lidhur me llojin e strukturave akomoduese, “Hotelet dhe akomodimet e ngjashme” kanë regjistruar 95.1% të totalit të netëqëndrimeve, duke u shfaqur si zgjedhja dominuese e vizitorëve.
Po ashtu, origjina e vizitorëve ka qenë diverse. Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 66% kanë qenë të huaj. Kontribuesit kryesorë në fluksin e vizitorëve ishin Kosova dhe Italia, me nga 10.5% secila. Gjermania dhe Franca pasuan me përkatësisht 5.8% dhe 3.2%. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e vizitorëve, që përfaqësonin 33.2% përfshihen në kategorinë “Të pa specifikuar" përsa i përket origjinës.
Sondazh

“Tarifat e SHBA-së mund të reduktojnë rritjen globale” - BB paralajmëron për hakmarrjen e mundshme të partnerëve tregtarë
Banka Botërore paralajmëroi se tarifat e përgjithshme të SHBA-së prej 10% mund të reduktojnë rritjen ekonomike globale tashmë të dobët prej 2.7% në vitin......

Impakti ekonomik i SHBA në Shqipëri/ Shkëmbimet tregtare prekën rekord të ri në vitin 2024
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej dekadash janë në një partneritet të ngushtë, sidomos sa i përket politikës së jashtme, por edhe çështjeve......

Dita e Inaugurimit të Trump: Cilat janë pritshmëritë e Bashkimit Europian?!
Bashkimi Europian ka shpenzuar muaj duke u përgatitur për presidencën e Donald Trump dhe dita më në fund ka ardhur. Presidenti i zgjedhur ka të ngjarë të......

Kosovë, 50 mln euro për efiçencën e energjisë - Investimi i BERZH synon të rrisë efikasitetin në ndërtesat publike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po rrit mbështetjen e saj për efikasitetin e energjisë në ndërtesat publike në Kosovë, përmes një kredie......

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Monedha europiane blihet sot me 97.9 lekë dhe shitet me 98.5 lekë nga java kaluar pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Çmimet e energjisë godasin Europën Juglindore - Diferencë e madhe me Veriperëndimin e kontinentit, nevojiten investime
Për pronarin e një restoranti në Athinë, Christos Kapetanakis, qiraja ka qenë gjithmonë e lartë, por tani ai duhet të përballet me atë që ai e quan “një qira......

“Diella”, e-Albania tashmë me asistenten e re virtuale me zë dhe figurë
Nga sot, përdoruesit e platformës e-Albania do të ndihmohen në kohë reale nga Diella, asistentja e re virtuale 2.0, e cila do t’u japë përgjigje me zë dhe......

“Refugjatët e TikTok” gjejnë strehë të re - Media sociale kineze, RedNote shkarkohet nga rreth 700,000 amerikanë brenda 1 jave
Lajmet që qeveria amerikane apo edhe disa qeveri të tjera, duke përfshirë atë shqiptare, të ndalojnë përdorimin e TikTok në vendet e tyre, ka bërë që shumë......