Analiza Postuar më 23 Prill 2026, 09:58

Shqipëria tejkalon pritshmëritë në dixhitalizim/ RCC: Me 89% përdorim, kryeson rajonin në shërbimet online publike

Nga Scan TV

Shqipëria tejkalon pritshmëritë në dixhitalizim/ RCC: Me 89%

Përdorimi i shërbimeve të qeverisjes elektronike në Shqipëria ka njohur një rritje të shpejtë, duke arritur në 89% të popullsisë në vitin 2024, sipas të dhënave nga Balkan Barometer. Ky nivel përfshirjeje është dukshëm më i lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor (54%) dhe tejkalon edhe mesataren e Bashkimit Europian prej 75%.

Në qendër të këtij transformimi qëndron portali e-Albania, i cili funksionon si një pikë e vetme aksesi për qytetarët dhe bizneset. Aktualisht, platforma ofron rreth 95% të të gjitha shërbimeve publike, ose mbi 1,277 shërbime. Numri i përdoruesve ka arritur në rreth 3.43 milion, ndërsa totali i shërbimeve të ofruara ka shkuar në afro 58 milion. Vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar 17 milion shërbime, në rritje nga 15.2 milion në vitin 2024.

Një tjetër pikë e forte sipas RCC është ripërdorimi i të dhënave administrative, që mundëson formularë të para-plotësuar dhe redukton ndjeshëm kohën dhe procedurat për qytetarët. Kjo arrihet falë një platforme ndërveprimi që lidh regjistra të ndryshëm publikë dhe lejon shkëmbimin e të dhënave në kohë reale. Për më tepër, dizajni miqësor me celularët, kanalet e integruara të mbështetjes dhe mekanizmat e reagimit e bëjnë përvojën më të lehtë dhe më të aksesueshme.

Korniza strategjike për këtë zhvillim mbështetet nga Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2022–2026, e cila synon zgjerimin e mëtejshëm të shërbimeve online dhe forcimin e ndërveprimit, identitetit dixhital dhe sigurisë së të dhënave.

Megjithatë, një hallkë kyçe mbetet ende pezull, miratimi i Ligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besimit. Ky ligj pritet të përafrojë Shqipërinë me standardet e BE-së për identitetin dixhital, duke hapur rrugën për shërbime më të sigurta dhe të integruara si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Shqipëria tejkalon pritshmëritë në dixhitalizim/ RCC: Me 89%

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat