Shqipëria “sfidon” valën e çmimeve në Europë/ Cilat vende po “digjen” nga inflacioni? Rumania, Kosova dhe Estonia

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit 2025 regjistrohet në 2.1%. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë fiksohet në 2.1%, pra norma është e pandyshuar sipas dy metodave të matjes.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.4% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar poshtë këtij kufiri për muajin nëntor, që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë më të ulta se mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Nëntor të këtij viti janë Rumania me 8.6%, Kosova me 5.3%, Estonia me 4.5% dhe Kroacia me 4.3%.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet më mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ku për muajin Nëntor regjistrojnë një normë të rritjes së çmimeve prej 3.6% dhe 3.1%.
Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 8.6% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.4%, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.3% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.8%, “Shëndeti” me 1.3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 1.2% secili, “Veshje dhe këpucë” me 0.8%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.5%.
Një në tre emigrantë, me kontratë të përkohshme/ Të larguarit më të vjetër kanë më shumë qasje në marrëveshjet formale të punësimit
Emigrimi vazhdon të sjellë përfitime ekonomike për shqiptarët që punojnë jashtë vendit, por raporti i fundit i Bankës Botërore dhe INSTAT tregon se këto......
Strategji e re për sektorin minerar - Fokusi në 15 vitet e ardhshme te kërkim-zbulimi, përpunimi e standardet mjedisore
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik draft-Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040, një......
450 mln euro tërhiqen nga tregu në 2026 - Banka e Shqipërisë do të shtojë ndërhyrjet. Blerjet më të shumta, në sezonin veror
Banka e Shqipërisë do të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu gjatë vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit të publikuar nga Banka Qendrore, 2026 do të......
“Gara” e mbrojtjes në Europë - Shqipëria, buxhet rekord. A mjafton rritja e investimeve?
Në një situatë globale aspak të sigurt, shumë vende po rrisin buxhetet për mbrojtjen. Gjermania, Polonia, Danimarka, Suedia, Britania e Madhe, Franca,......
“Shërbime bankare cilësore dhe transparente” - Guvernatori Sejko flet për sfidat e sektorit gjatë vitit 2026
Gjatë vitit të ardhshëm pritet një zgjerim i ofrimit të shërbimeve bankare cilësore dhe transparente. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,......
Nga duhet të nisë përshtatja e bizneseve për në BE? - Zusi: Secili sipërmarrës duhet të bëj një “checklist” sa gati janë
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kërkojë një transformim të thellë të mënyrës se si funksionojnë bizneset, veçanërisht ato prodhuese dhe......
“Rritja e çmimeve, shqetësimi më i madh i shqiptarëve”/ Barometri i Ballkanit rendit problemet më të rëndësishme me të cilat përballet ekonomia
Barometri i Ballkanit ka realizuar një anketë në lidhje me problemet që qytetarët ndjejnë në lidhje me situatën ekonomike në të gjithë vendet e rajonit.......
Janar-Nëntor, rritje me mbi 82% e automjeteve elektrike - DPSHTRR: Makinat green, gjithnjë e më të pranishme në qarkullim
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në rrugët e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se flota e......





