Shqipëria sfidon rënien e netëqëndrimeve në Europë/ U rritën me 9.8% në Qershor, ndërsa BE-ja regjistron “tkurrje” të lehtë

Turizmi në Shqipëri vijoi të zgjerohet edhe në qershor, duke shënuar një ecuri dukshëm më të mirë se mesatarja europiane. Sipas të dhënave të Eurostat, netëqëndrimet në strukturat akomoduese në vend u rritën me 9.8% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa në Bashkimin Europian ato ranë mesatarisht me 1.88%.
Me këtë rezultat, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të netëqëndrimeve në qershor. Diferenca me pjesën më të madhe të tregjeve europiane është e dukshme, pasi disa prej destinacioneve kryesore të kontinentit regjistruan rënie, ndërsa Shqipëria vijoi të tërheqë më shumë netë turistike se një vit më parë.
Rritjen më të fortë në tabelën e Eurostat e shënoi Lihtenshtajni, me 37.04%, i ndjekur nga Kosova me 17.55% dhe Lituania me 12.67%. Shqipëria pason me 9.81%, duke lënë pas Maltën me 8.54% dhe Malin e Zi me 7.92%.
Në anën tjetër, rënia më e fortë u regjistrua në Maqedoninë e Veriut, me 13.93%, dhe në Holandë, me 13.06%. Irlanda shënoi rënie prej 9.87%, Belgjika 9.63%, ndërsa Kroacia 6.08%.
Edhe disa nga destinacionet më të mëdha turistike të Europës patën një ecuri negative. Netëqëndrimet ranë me 3.47% në Gjermani, 1.71% në Francë dhe 1.42% në Spanjë. Italia regjistroi një rritje të lehtë prej 0.63%, ndërsa Portugalia vetëm 0.21%.
Të dhënat e INSTAT përforcojnë panoramën pozitive për Shqipërinë. Në qershor 2026, numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 17% në terma vjetorë. Vizitorët e huaj u shtuan me 20.6%, ndërsa netëqëndrimet e tyre u rritën me 9.2%.
Kosova përbënte 15% të vizitorëve të huaj të akomoduar në Shqipëri, Italia 14% dhe Polonia 13%, ndërsa Franca dhe Gjermania përfaqësonin nga 7% secila.
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro - Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka
Një ishull privat në zemër të Lagunës së Venedikut është nxjerrë në shitje për 5.5 milionë euro, duke ofruar një kombinim të rrallë mes privatësisë, luksit......
Kursi i këmbimit/ Rikuperon Dollari amerikan. Dobësohet Franga zvicerane dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka regjistruar këtë të mërkurë një rikuperim të vlerës nga rënia e vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj periudhe edhe pse vijon të qëndrojë i......
SHBA, drejt një boom-i të ri nafte në Venezuelë - Sekretari amerikan i Energjisë paralajmëron dyfishim të prodhimit
Prodhimi i naftës në Venezuelë pritet të dyfishohet në vitet e ardhshme, ndërsa kompanitë amerikane dhe ndërkombëtare po përgatiten të nënshkruajnë......
Alarmi i OKB: Toka, drejt kalimit të pragut 1.5°C - Temperaturat globale mund ta tejkalojnë kufirin kritik brenda pak vitesh
Temperaturat globale pritet të tejkalojnë brenda pak vitesh pragun kritik prej 1.5 gradë Celsius, duke rritur rrezikun për valë të nxehti, përmbytje,......
Tatimet mbledhin 445 milionë euro në Gusht - Rritje me 11.2%, ndikim turizmi dhe pagat
Muaji Gusht ka shënuar ecuri të mirë në mbledhjen e të ardhurave tatimore. Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga ky institucion, gjatë muajit që......
“Shërbime të aksesueshme për të gjithë” - Drafti për personat me aftësi të kufizuar, gjoba bizneseve deri në 5 mln lekë
Një projektligj i ri për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë......
BE kërkon rezultate konkrete nga Kina - Tetori, afati i fundit për të arritur marrëveshje tregtare. Në të kundërt, tarifa
Pekini duhet të japë “rezultate konkrete” deri në tetor, ose do të përballet me “masa më të ashpra”, paralajmëroi Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit......
Shpenzimet turistike arrijnë 82 miliardë euro - Spanja thyen rekordin. Mbi 58 milionë vizitorë deri në korrik
Spanja ka shënuar një tjetër rekord në turizëm, duke pritur 58.1 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë periudhës janar–korrik 2026. Shifra përfaqëson një......

