Shqipëria nuk i “ndahet” BE-së! Edhe për muajin Tetor inflacioni regjistrohet në të njëjtin nivel
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Tetor të vitit 2024 regjistrohet në 2.3%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 1.9%. Nisur nga shifrat shohim se inflacioni sipas metodës europiane është i pandyshuar nga muaji Shtator i po të njejtit vit. Rikujtojmë se në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, por ka diferenca të vogla për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria është barazuar me kufirin mesatar të Bashkimit Europian. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Tetor, ku rezulton se mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 2.3%. Rikujtojmë se edhe në muajin Gusht të po këij viti inflacioni ka qenë në të njejtat nivele me BE-në.
Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë janë Rumania me 5%, Serbia me 4.6% dhe Maqedonia e Veriut po me 4.6%. Në nivel rajoni, më mirë së Shqipëria paraqitet Mali i Zi me një normë të rritjes së çmimeve deri në 1.8%. Nga ana tjetër, inflacioni në Kosove vlerësohet në 0.4%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 4.1% vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3.7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.6%, “Veshje dhe këpucë” me 3.3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3.0%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.0%, “Shëndeti” me 1.7%, “Shërbimi arsimor” me 1.1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.9%, “Komunikimi” me 0.7%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3.1%.
Sondazh

Kuvendi miraton me 75 vota pro Projektbuxhetin 2025
Në orët e mbrëmjes Kuvendi miratoi në parim Projektbuxhetin për vitin 2025. Me 75 vota pro dhe 40 kundër, dokumenti më i rëndësishëm financiar për vitin që......

Aksidentet rrugore në BE marrin mbi 20 mijë jetë në një vit ndërsa numri i viktimave vijon të rritet!
Aksidentet rrugore në të gjithë BE-në morën 20,653 jetë në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, të cilat përfshijnë shoferë, pasagjerë dhe......

Vendimi, pensionistët udhëtim falas në urbanët e Tiranës/ Këshilli Bashkiak: Çmimi i biletave në transportin publik nuk do të rritet
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është miratuar vendimi “Mbi caktimin e tarifave të transportit publik qytetas në bashkinë e Tiranës,......

Inflacioni vjetor i Eurozonës arrin objektivin e BQE-së - Rritet në 2% në tetor
Norma vjetore e inflacionit të eurozonës ishte 2% në tetor 2024, nga 1.7% në shtator. Një vit më parë, norma ishte 2.9%, sipas të dhënave të publikuara nga......

Fluksi i gazit rus drejt BE-së nëpërmjet Ukrainës është i qëndrueshëm – Rriten edhe nominimet në Austri!
Prodhuesi rus i gazit Gazprom, tha se do të dërgonte 42.4 milionë metra kub gaz në Europë nëpërmjet Ukrainës të martën, i njëjti vëllim si të hënën, ndërsa......

Vendet e BE-së angazhohen për zhvillimin e përbashkët të dronëve, raketave dhe anijeve luftarake!
Shtetet anëtare të martën do të zotohen të zhvillojnë projekte të përbashkëta ushtarake mbi mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, luftën elektronike,......

Ku të investoni tani? Ja çfarë mendojnë ekspertët financiarë!
Me koston e jetesës që përbën ende një kërcënim në shumë vende europiane, si dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike në rritje, investimi duket se po ngjason......

Google, i detyruar të shesë Chrome? - Departamenti i Drejtësisë në SHBA e akuzon për monopol
Departamenti i Drejtësisë në SHBA pritet të kërkojë nga një gjyqtar që të detyrojë Google të Alphabet të shesë motorin e kërkimit Chrome, pasi pretendon se......