Analiza Postuar më 12 Maj 2026, 12:27

Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet tejkalojnë lindjet me 368 më shumë. Gjirokastra, më rënien më të madhe

Nga Xhorxhina Deda

Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet

Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje vit pas viti, kryesisht për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë. Të dhënat demografike të publikuara nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se në vitin 2025 është regjistruar numri më i ulët i lindjeve në më shumë se 3 dekada, duke thyer kështu rekordin negativ të viteve të fundit. Rënia e numrit të foshnjave krahasuar me vitin 1990 vlerësohet në 73%. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë regjistruar rreth 22 mijë lindje duke shënuar një rënie prej 3.3% krahasuar me vitin 2024.

Nga ana tjetër, u regjistruan 21,394 vdekje, ndërsa diferenca mes tyre prodhoi një shtesë natyrore prej vetëm 1,147 banorësh, ndjeshëm më e ulët krahasuar me një vit më parë.

Sinjalet më shqetësuese vijnë nga fillimi i vitit 2026. Në tremujorin e parë të vitit u regjistruan 5,146 lindje dhe 5,514 vdekje, duke bërë që shtesa natyrore të rezultojë negative me 368 persona më shumë që humbën jetën sesa foshnje të lindura.

Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, INSTAT evidenton një rritje të lehtë të lindjeve me 1%, ndërsa vdekjet ranë me 7.4%.

Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve në vend. Vetëm gjatë vitit 2025 aty u regjistruan 10,866 lindje, ndërsa në tremujorin e parë të 2026-s u regjistruan 2,438 foshnje. Në anën tjetër, Gjirokastra rezulton qarku me numrin më të ulët të lindjeve, me vetëm 292 gjatë vitit 2025 dhe 59 në tre muajt e parë të këtij viti.

Rënia e lindjeve është përhapur pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë vitit 2025, 11 qarqe shënuan ulje të lindjeve dhe vetëm Tirana pati rritje, me 20.7%. Ndërsa Dibra regjistroi rënien më të fortë, me 37.7% më pak lindje krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2026 situata paraqitet disi më e përzier. Gjashtë qarqe shënuan rritje të lindjeve, një qark mbeti në të njëjtat nivele dhe pesë qarqe regjistruan rënie. Rritja më e madhe u regjistrua në Berat me 14.5%, ndërsa rënia më e fortë në Gjirokastër me 23.4%.

Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ VdekjetShqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat