Analiza Postuar më 12 Qershor 2025, 14:21

Shqipëria “ngadalëson hapin” drejt barazisë gjinore/ Renditemi në vend të 36-të. Ndikoi negativisht treguesi i përfaqësimit politik

Nga Scan TV

Shqipëria “ngadalëson hapin” drejt barazisë gjinore/

Shqipëria duket se është ngadalësuar në drejtim të barazisë gjinore, duke shënuar rezultate jo shumë të mira sipas Raportit të Barazisë.

Raporti Global i Hendekut Gjinor 2025 i Forumit Ekonomik Botëror përfshin një analizë të detajuar të 148 ekonomive në botë, duke ofruar për secilën një profil që pasqyron gjendjen e barazisë gjinore në mënyrë të plotë dhe kontekstuale. Shqipëria është ndër ekonomitë e përfshira në këtë raport, duke u renditur në vend të 36-të, me një rezultat të përgjithshëm barazie prej 0.763. Pra, kjo shifër nënkupton që hendeku është mbyllur deri në 76.3%, ndërkohë që ekziston në një masë prej 23.7%.

Krahasuar me vitin 2024, kemi shënuar një përkeqësim, pasi renditeshim në vend të 23-të dhe me një rezultat prej 0.783 pikësh.

Fushat kryesore ku bazohet ky indeks janë pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë, Arsimimi, Shëndeti dhe Mbrojtja, si dhe Përfaqësimi Politik.

Sipas të dhënave të raportit, përfaqësimi politik mbetet sfida kryesore që kërkon vëmendje të veçantë për të avancuar drejt një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, me një renditje në vend të 42.

Treguesi ku vendi ynë ka performuar më mirë është shëndeti dhe mbrojtja. Shqipëria ka një rezultat prej 0.963, që tregon një nivel të mirë të shëndetit gjinor dhe jetëgjatësisë. Në këtë indikator, niveli i jetës së shëndetshme dhe raporti gjinor në lindjet e fëmijëve janë afër paritetit

https://reports.weforum.org/docs/WEF_GGGR_2025.pdf

Shqipëria “ngadalëson hapin” drejt barazisë gjinore/

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat